Panorama Sport (Albania)

Zhorzhinjo: E di unë si bllokohet Kevini

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një nga pikat kyçe të Italisë së Roberto Mançinit, që nesër sfidon Belgjikën në çerekfinal­en e parë të "Euro 2020", është Zhorzhinjo. "Regjisori" i kombëtares "axurre" po zhvillon një kompeticio­n të shkëlqyer pasi fitoi Ligën e Kampioneve me Çelsin dhe dëshiron të vazhdojë me mahnitjen. Ditën e djeshme është prezantuar në konferencë­n për shtyp, ku së pari foli për trajnerin.

MANÇINI - "Beson te ne dhe e ndjekim. Na përcjell besim, na bën të ndihemi të fortë. Na jep një dorë të madhe edhe në fushë. Ka qenë gjithmonë pranë grupit gjatë gjithë këtij rrugëtimi, po e bën shumë mirë". "TOPI I ARTË" - "Nuk e mendoj. Gjithçka që ndodh është vetëm një pasojë e punës së kryer. Prioriteti im, në mënyrë të sinqertë, është të mendoj për grupin, që vjen përpara gjithçkaje. Të festosh së bashku me shokët, me miqtë, është më e bukur se të festosh vetëm". GABIMET - "Lojtarët janë të vetëdijshë­m që në këtë turne nuk mund të gabosh. Gabimi do të ishte të mendohej se është bërë diçka e madhe. Të gjithë e dimë që duhet të punojmë akoma dhe më shumë. Për të arritur objektiva të mëdhenj, nevojiten sakrifica të mëdha. Rruga është ajo e duhura, tani duhen shtrënguar dhëmbët dhe ashtu po bëjmë. Çdo herë që fiton duhet të festosh, punojmë për këtë arsye". E ARDHMJA - "Unë trajner? Nuk e di. Mund ta bëj, por kur nis të bësh trajnerin të mungon jeta private… Të shikojmë". BELGJIKA - "Të isha në vend të trajnerit do të jepja besim, informacio­ne që ndihmojnë. Duhet respektuar vendi i parë në klasifikim. Të gjithë, megjithatë, kanë pika të dobëta, të isha trajner do të kërkoja pikat e tyre të dobëta dhe do të doja të evitoja pikat e tyre të forta. Në ditët e sotme nuk ka më surpriza, nuk ka ndeshje të lehta, skuadra kundër të cilave shpreson të luash sepse 'janë të lehta'. Me organizimi­n taktik të ditëve të sotme, me këtë futboll muskuloz, nuk ekzistojnë më ndeshjet 'e fituara' të dikurshme. Ne

surpriza? Shpresojmë. Vazhdojmë të besojmë. Duhet ta bëjmë, duhet të vazhdojmë përpara dhe të shikojmë ku arrijmë. Shpresoj që uria për të fituar e këtij grupi të ndihmojë".

DE BRYJNE - "Mançini nuk më ka kërkuar këshilla lidhur me këtë, është ai trajneri. Nga njëri krah nuk di nëse është bukur ta shikosh shpesh… Bën diferencën, ka një inteligjen­cë futbollist­ike të nivelit të lartë, mbi normalen. Ta ndalësh është e vështirë, gjen gjithmonë hapësirë. Një mënyrë është limitimi i hapësirave mes linjave, duhet të

limitojmë krosimet e tij mes portierit dhe mbrojtësit. Kur vendos ato topa të fortë mes mbrojtësit dhe portierit është i rrezikshëm. Nuk i duhet dhënë as koha që të kthehet me fytyrë nga porta".

PROTOTIPI SOT - "I takon trajnerit të kuptojë karakteris­tikat e lojtarëve që ka përballë. Nëse ke lojtarë më fizikë, nuk mund t'u kërkosh të luajnë në një mënyrë tjetër. Duhet të jetë trajneri i zoti të kuptojë atë që dëshiron nga lojtarët e tij".

HIMNI "AXURR" - "Në ato momente më vijnë shumë mendime, shumë kujtime, të rrugëtimit që kam bërë. Çdo herë që e këndoj, më vjen në mënyrë të natyrshme. Më vijnë këto imazhe të rrugës që kam ndjekur, e ndiej shumë. Përfaqësim­i i Italisë është diçka madhështor­e dhe e ndiej brenda". KIELINI-BONUÇI KUNDËR LUKAKUT "Kush fiton? A duhet të përgjigjem? Them Kielini dhe Bonuçi, dy kundër një…". TË MËDHATË E LARGUARA - "Nëse nuk ke besim përpara se të luash, përse e bën? Duhet bërë. Nuk mjaftojnë të gjitha sakrificat. Belgjika? Nuk ka surpriza. Luajnë në të njëjtën mënyrë prej disa vitesh".

ANGLIA - "Po ua lë juve skuadrat që janë favorite…".

DY "REGJISORË" Lokateli ka karakteris­tika të ngjashme, diferenca është mes tyre, më ndihmojnë shumë për ndërtimin dhe më afrohen për të më ndihmuar kur duhet të dal nga presingu. Barela si Kante ndaj De Bryjnes? Pyesni trajnerin, nuk e di nëse do të luajë apo jo, mund të jetë një zgjidhje". PSEUDONIMI "PROFESORI" - "Profesori i kujt? Megjithatë, kjo më argëton".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania