Panorama Sport (Albania)

Sheva: Italianë, na ndihmoni!

Ukrainasi, thirrje tifozëve në “Olimpico” për mbështetje kundër Anglisë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndonjëherë futbolli është i çuditshëm dhe ndërthur personazhe dhe situata. Shevçenko i thotë faleminder­it Suedisë. Mbërrin mes 8 skuadrave më të mira falë skandinavë­ve që eliminuan Poloninë dhe ia dorëzuan Ukrainës biletën pas përballjes direkte. Dhe në fund triumfon pikërisht ndaj atij që i kishte ndihmuar për të mbërritur që të luanin në 1/8-at historike të Ukrainës në Europian, duke i dhuruar Shevës një rekord. Shoqëroi si futbollist kombëtaren e tij në rezultatin më të mirë të historisë së Ukrainës në Botëror dhe tani bën bis në Europian, si timonier i skuadrës.

2006 – Edhe në Gjermani 2006, Ukraina kishte mbërritur deri në çerekfinal­e të një turneu. Në atë rast, trajneri aktual ishte ylli i një kombëtarej­e që pasi u mund 4-0 nga Spanja, fitoi kundër Arabisë Saudite dhe Tunizisë. Dy golat e sulmuesit, një për ndeshje dhe Ukraina u prezantua në 1/8-at kundër Zvicrës. Edhe atëherë, nuk mjaftoi koha e rregullt për të vendosur fituesin. Pas 0-0 në 120 minuta, shkohet te penalltitë. Sheva gabon të tijën, por te helvetët nuk është askush i saktë dhe Ukraina shkoi deri në çerekfinal­e. Ëndrrën ua ndërpreu Italia.

ITALIA – Por, jeta ofron gjithnjë një shans të ri. Në Romë të shtunën do të përballet me Anglinë në çerekfinal­e, e cila ishte edhe kundërshta­rja e tij e fundit me të cilin u ndesh si futbollist dhe “Olimpico” me shumë mundësi do të bëjë tifo për të. “Nga trajner në lojtar janë emocione të ndryshme dhe të çmendura, por ia vlen që t’i përjetosh. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Dhanë gjithçka. Në publik ishin edhe djemtë e mi dhe ia dedikoj këtë fitore mbi të gjitha popullit ukrainas. Skuadra dha zemrën në fushë. Luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Besoj në mbështetje­n e madhe të publikut italian. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer, një stol të madh, një staf teknik fantastik dhe jemi të ndërgjegjs­hëm sa e vështirë do jetë. I kam ndjekur ndeshjet e tyre në grup, por jo kundër Gjermanisë, sepse ishim duke përgatitur Suedinë. Ata janë shumë të vështirë për t’u shënuar, por forca e tyre nuk duhet të na trembi. Do japim zemrat në fushë për t’u dhënë akoma më shumë kënaqësi tifozëve tanë”, tha Sheva.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania