Panorama Sport (Albania)

Po bëj gati valixhet për Romë duke kënduar “It’s Coming Home”

- Nga ZHOZE MURINJO

Unë po bëj gati valixhet për Romë duke kënduar “It’s Coming Home” (Po vjen në shtëpi). Anglia është gati për gjithçka dhe unë do të zhgënjehes­ha shumë nëse ata nuk shkojnë në finale. Ne duhet të shkojmë atje, duhet të shkojmë me të vërtetë, por unë ende mendoj se “Tre Luanët” duhet të mësojnë çfarë Herri Kejn do dhe ka nevojë. Me rezultatin 1-0, pas golit të Rahim Sterlingut, Herri do të kishte qenë më shumë se i lumtur. Duke e njohur siç e njoh unë, e di që ai do vetëm që skuadra e tij të fitojë. Ai nuk është në kërkim të trofeve individual­ë, ai kërkon një trofe që Anglia nuk e ka fituar kurrë. Por, sigurisht që një gol do të thoshte gjithçka për të. Të shënosh kundër Gjermanisë, në fazën me eliminim direkt, në “Wembley”, me fanellën e Anglisë, do të thotë gjithçka për atë djalosh. Ai e meritoi golin e parë të turneut dhe ka ende shumë për të dhënë. Për periudha të ndeshjes, Anglia nuk mund ta gjente dot. Sterling po luan shkëlqyesh­ëm, por kur ai tërhiqet, ai shkel disa nga zonat ku Herrit i pëlqen të luajë. Sterling, kur sulmon hapësirën nga pas, mund t’i lëndojë akoma më shumë kundërshta­rët. Herri është një ndërlidhës loje i shkëlqyer, është teknikisht shumë i mirë, ka vizion të shkëlqyer dhe mund t’i gjejë shokët duke vrapuar. Sterling mund të thyejë linjat më pas, me Herrin që kthehet për të bërë lidhjen, por duke parë përpara, Anglia nuk do të ketë të njëjtën hapësirë që pati me Gjermaninë. Kjo ishte një ndeshje që do të jetë e ngjashme me finalen e mundshme kundër Italisë ose Belgjikës. Por, çerekfinal­ja dhe gjysmëfina­lja nuk do të jetë e njëjta për shkak të kundërshta­rit, sepse do t’i takojë Anglisë që ta bëjë ndeshjen. Gjëja më e rëndësishm­e tani është se të vazhdohet të luhet me tre mbrojtës, nuk ka më kuptim për mua. Ishte gjëja e duhur ta bëje kundër Gjermanisë dhe nuk është se ata nuk kishin njohuritë taktike për ta bërë këtë ndryshim moduli. Anglia nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fazës së grupeve dhe tani u bënë katër. Por, ata e kanë përdorur këtë sistem më parë dhe ne e pamë më herët në këtë Europian se çfarë i bëri Gjermania katërshes së mbrojtjes portugeze. Ata i vranë mbrojtësit e tyre të krahut. Garet Sauthgejt nuk është se fjeti një natë, foli me jastëkun dhe më pas vendosi për të luajtur me 3 mbrojtës. Dhe në fund, doja të thosha se ku ishte mbrojtësi i majtë i Gjermanisë, Robin Gësens? Unë e pashë vetëm njëherë që u përpoq të godiste me kokë topin në fund të pjesës së parë. Ljuk Shou dhe Kieran Tripier i fituan të dy duelet e tyre, ndërsa Kalvin Filips dhe Deklan Rajs ishin gjigantë në mesfushë, por të shtunën, ndeshjen që do të ketë Anglia, do ta ketë në dorë dhe ata mund të rikthehen në mbrojtjen me katër vetë dhe shtojnë një lojtar krijues. “Tre Luanët” duhet të jenë të aftë që të shkatërroj­në organizimi­n e një skuadre e cila e konsideron Anglinë favorite. Megjithatë, në të njëjtën mënyrë që Anglia ka nevojë për ekuilibër në momentet e këqija, ata kanë nevojë gjithashtu për balancë edhe në momentet e mira. Ka ende shumë rrugë përpara, pavarësish­t se në kushte normale Anglia do të jetë në finale, sepse unë nuk e shoh të humbasë ndaj asnjë prej skuadrave që shorti i vendos përballë. Por, ne duhet ta respektojm­ë futbollin. Të respektosh futbollin do të thotë të respektosh paparashik­ueshmërinë e lojës, gjithçka mund të ndodhë. Unë u them skuadrave të mia se unë nuk dua që në momente të këqija ata të jenë në ferr dhe në momentet e mira të jenë në parajsë. Anglia duhet të mendojë ekzaktësis­ht njëlloj. Të qëndrojë e qetë. Duke respektuar futbollin, është mënyra më e mirë për të qenë gati për ndeshjen e ardhshme. Por, unë jam shumë i kënaqur dhe shpresoj vetëm që futbolli të vijë në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania