Panorama Sport (Albania)

Lëv jep lamtumirën: Gjermania, gjithmonë në zemrën time

“Dhashë gjithçka, më vjen keq që përfundoi kështu”

-

Ishte 16 gushti i 2006ës, ndeshja e parë e Joakim Lëvit me kombëtaren gjermane. Në Gelsenkirs­hen, Gjermania luante kundër Suedisë. Të martën, Jogi ishte për herë të 198-të në pankinë. Ishte ndeshja e fundit e tij pas 15 vitesh në krye të stolit të kombëtares. Në intervistë­n e fundit të dhënë një ditë pas ndeshje ndaj Anglisë, Lëv mori përsipër humbjen.

Si mund ta përshkruan­i Europianin e fundit dhe kohën tuaj në kombëtare?

Nuk ishte lamtumira që të gjithë shpresonim. Zhgënjimi dhe një ditë pas është shumë i madh. Ishin katër javë shumë të lodhshme dhe gjithashtu shumë të bukura. Kisha besim te skuadra që ajo do të bënte mirë. E bëmë këtë gjë pjesërisht, edhe pse luajtëm ndaj kundërshta­rëve jashtëzako­nisht të fortë. Do të më duhet kohë për të kapërdirë këtë eliminim. Më vjen shumë keq që kemi zhgënjyer tifozët tanë. Ata meritonin më shumë. Meritonin të vazhdonin të ishin në Europian. Ishin 15 vite shumë të gjata, me shumë momente të bukura dhe emocione të mëdha. Shoh që një të ardhme për lojtarët aktualë, suksesi do të jetë i padiskutue­shëm. I uroj pasardhësi­t tim, Hansi Flikut, sa më shumë suksese. Zemra ime do të vazhdojë të rrahë e zezë, e kuqe dhe flori. Ajo që do të më mbesë në mendje, është rruga ku kam ecur me shumë njerëz, lojtarë, kolegë dhe drejtues. Për këtë do t’i jem gjithmonë falënderue­s çdokujt që ka qenë këtu me mua. Për këto momente puna e trajnerit ia vlen.

Sa e vlerësoni këtë skuadër?

Në përbërje ka shumë lojtarë cilësorë që për mendimin tim ende nuk kanë eksperienc­ën e duhur për një turne. Në eksperienc­ën time e di, që këtyre lojtarëve do t’u duhet edhe 1 ose 2 turne të tjerë për të qenë aty ku duhet. Disa lojtarë nuk janë ende në 100% të formës së tyre dhe disa të tjerë end gati për të përballuar presionin në evente të tilla. Jam i sigurt që këta lojtarë do të mësojnë shumë nga ky turne dhe në tjetrin do të jenë më mirë. Mentalitet­i fitues ishte aty nga dita e parë dhe kjo ishte shumë e

rëndësishm­e. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë në të katërta ndeshjet dhe për këtë jam shumë krenar. Por, u pa që në disa momente munguan disa gjëra, jo vetëm në ndeshjen ndaj Anglisë, ndaj Portugalis­ë, edhe pse fituam vuajtëm, ashtu si dhe ndaj Hungarisë.

Si ishte kthimi në kampin stërvitor?

Kthimi ishte pak para mesnate. Mbajta një fjalim përpara skuadrës dhe punonjësve të tjerë. Shumë prej tyre kanë qenë me mua që nga dita e parë. Fjalët për t’i falënderua­r më erdhën nga zemra ndonëse sapo ishim eliminuar,

lojtarët patën besim tek unë dhe unë tek ata. Jemi përshëndet­ur ditën e sotme (dje), disa prej lojtarëve janë larguar me pushime pasi sezoni ishte shumë i gjatë për ta.

Ku duhet të përqendroh­et Flik në të ardhmen? Çfarë duhet bërë më mirë?

Është ende shumë herët për mua të bëjë një analizë të saktë për gjërat që nuk funksionua­n siç duhet. Disa gjëra shkuan në mënyrë perfekte dhe mendoj që ishim në rrugën e duhur. Investuam gjithçka ditë dhe net për të gjetur zgjidhje për gjërat që nuk po shkonin siç duhet. Bashkëpuni­mi

me lojtarët ishte shumë i mirë, kritikonim njëritjetr­in dhe mendoj që kjo na bëri shumë mirë. Por, është e kotë të flas për detaje tani pasi ende nuk e di me saktësi.

Si ishte periudha pas Botërorit të 2018-ës?

Tri vitet e fundit ishin të mbushura me momente jo të mira. Kishim planet tona se si do të punonim në këto vite, por pas Rusisë shumë gjëra ndryshuan. Më pas erdhi dhe pandemia dhe gjithçka u bë shumë e vështirë për të gjithë. Në skuadër shumë lojtarë cilësorë u dëmtuan dhe nuk arritën të ishin në 100% të

formës së tyre.

Si do t’i përshkruan­it këto 15 vite me Gjermaninë?

Di të them që kam dhënë gjithçka në këto 15 vite nga vetja ime: pasionin, përkushtim­in dhe seriozitet­in për të bërë mirë dhe për të mbajtur lart emrin e kombëtares gjermane. Futbolli ynë ka qenë dhe do të mbetet një pasuri për vendin. Në ditën e parë kur erdha këtu, as nuk e kisha ëndërruar që një ditë do të fitoja Kupën e Botës. Kam përjetuar gjithçka, 198 ndeshje, shumë turne, secili prej tyre kishte rëndësinë dhe emocionin tij. Futbolli gjerman

u kthye në majë dhe këtë e bëmë në zemër të Brazilit atu ku ky sport adhurohet nga miliona njerëz. Do të ngelen shumë gjëra brenda meje, shumë gjëra që vështirë se do të dalin prej këtu.

Keni menduar për skuadrën e radhës? Holanda duket se ka shfaqur interes...

Për momentin do të shkoj në shtëpi dhe do të qetësohem, të qartësojë mendjen time. Këto katër javë ishin shumë intensive dhe tani thjesht dua pak qetësi dhe të qëndroj afër familjes sime. Më pas do të shkoj me pushime.

Nuk kam menduar ende për atë çfarë do të bëj në të ardhmen time si trajner. Sigurisht që kjo rrugë do të vazhdojë, por si dhe kur, kjo nuk dihet. Holanda? Mendoj që kanë shumë trajnerë të mëdhenj në vendin e tyre. Për momentin nuk jam i interesuar. Çfarë ju ka ngelur peng?

Sigurisht që ka pasur gjëra mund t’i kisha bërë më mirë, por kjo konstatohe­t gjithmonë pasi gjërat kanë ndodhur dhe mendoj që tani është vonë. Gjithsesi, mendoj që gjithçka që kam bërë dhe vendimet që kam marrë kanë qenë për të mirën e skuadrës dhe jo preferencë personale imja. Një nga momentet e vështira ishte dhe largimi i Mesut Ozilit. Ishte një situatë e komplikuar dhe më pas erdhi largimi. Kam tentuar ta takoj, por kjo nuk u arrit për shumë arsye. Jam i bindur që në të ardhmen unë dhe ai do të ulemi dhe do të flasim për gjithçka. Do të jetë një bisedë pozitive për të dyja palët. Ai i ka dhënë shumë Gjermanisë dhe tifozët e dinë këtë gjë. Si futbollist ka qenë nga më të mirët që kam pasur. Kishte gjithçka: teknikë, zgjuarsi dhe mbi të gjitha ishte një njeri me vlera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania