Panorama Sport (Albania)

Si Sauthgejt u preu krahët gjermanëve dhe triumfoi

Sekreti i “Pancerave” u zbulua në ndeshjen më vendimtare

-

Ishte një ndeshje ner vash, një ndeshje klasi dhe një gabim i vogël do të vendoste gjithçka. Garet Sauthgejt dhe Joakim Lëv e dinin këtë gjë dhe punuan në fshehtësi për të përgatitur skuadrat e tyre. Të dy me surpriza në formacioni­n e parë. Foden nisi nga stoli për anglezët të cilët iu përgjigjën skemës së gjermanëve me një mbrojtje me tre. Në krahun tjetër Lëv hodhi nga minuta e parë Timo Vernerin duke lënë në stol Gnabrinë. Pjesa tjetër nuk ndryshoi, me përjashtim të Goreckës i cili luajti për Gyndoan.

KURTHI

Trajneri anglez ishte i vetëdijshë­m se forca e gjermanëve do të vinte nga korsitë anësore, aty ku Gësens dhe Kimish do të ishin krahët e avionit gjerman. Sauthgejt u përgjigj me Shou dhe Tripier të cilët do të mbulonin respektivi­sht Kimish dhe Gësens. Teksa Joshua u mundua të krijonte diçka nga krahu i djathtë, Gësens ishte totalisht jashtë loje duke mos kryer asnjë manovër sulmuese ndaj anglezëve. Në foton e ilustruar më poshtë do të shikoni dhe efektshmër­inë që Gësens kishte në sfidën e fundit, krahasuar me ato ndaj Francës, Portugalis­ë dhe Hungarisë. Ndërkohë, edhe veprimtari­a e dy lojtarëve në fushë ishte e paktë dhe nëse diçka ndodhte, atëherë ishte vetëm në mbrojtje dhe mesfushë dhe shumë pak në sulm. Bllokimi i këtyre dy lojtarëve bëri që gjermanët të paralizohe­shin dhe humbnin aksionet rrjedhëse dhe duke u bërë shumë të lexueshëm për kundërshta­rin i cili më pas e kishte të lehtë për t’i ndalur.

Rasti i vetëm ku mbrojtja angleze u kap e papërgatit­ur ishte ai i Tomas Mylerit. Mesfushori gjerman u pa papritur përballë portierit anglez, edhe pse kjo më shumë erdhi për një top të humbur nga Sterlingut në mesin e fushës duke u bërë një dhuratë “Pancerave”.

Mesfusha gjermane furnizoi me shumë pak topa sulmin, kjo pasi ajo vetë e kishte të vështirë të krijonte aksione e bllokuar nga të dy krahët. Timo Verner ishte një bast i humbur i trajnerit Lëv që zgjodhi të eksperimen­tonte në një ndeshje të rëndësishm­e

si ajo ndaj Anglisë në shtëpinë e këtyre të fundit. Ylli i Çelsit e kishte të vështirë i vetëm të gjente hapësirat e duhura në zonën e anglezëve të cilët e njohin mirë lojën e tij. Gnabri do të kishte qenë zgjedhja më e mirë të martën pasdite për sulmin gjerman.

Sulmuesi i Bajernit është më efikas si numër 9 dhe më i saktë para portës. Edhe pse, për hir të së vërtetës, ai ka dhënë shumë pak në këtë Kampionat Europian. Ndoshta lodhja fizike gjatë sezonit me Bajernin ka ndikuar negativish­t tek ai dhe disa lojtarë të tjerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania