Panorama Sport (Albania)

Didie keqpërdori grupin, rivalët nuk na patën frikë

- Nga EMANUEL PETI

Euro 2021" është një dështim i padiskutue­shëm për Francën. Pasi isha jashtëzako­nisht i ngazëllyer pas ndeshjes hapëse kundër Gjermanisë, pashë nivelin i lojës së ekipit tonë kombëtar u shpërbë, ndeshje pas ndeshjeje në mënyrë të pakuptuesh­me, deri në përplasjen pas një muri në një ndeshje me Zvicrën. Gjithçka m'u duk surreale. Një nga përgjegjës­it kryesorë është Didie, fatkeqësis­ht për të, sepse ai shpesh na ka frymëzuar vitet e fundit me ekipin e Francës, por këtu mund të themi se ai nuk ishte aspak në lartësinë e duhur. Të gjitha formacione­t e tij titullare, zhvendosje­t e tij të përhershme taktike, në modele që kanë krijuar më shumë probleme për lojtarët e tij sesa për kundërshta­rët.

Kam rezerva gjithashtu në drejtimin e grupit. Për një herë që kishim një listë me 26 lojtarë, vumë re se Deshmapit do t'i kishte mjaftuar me një listë prej 15 lojtarësh. Më duket e tepërt të snobosh 11 futbollist­ë. Trajneri dhe stafi i tij gabuan në pjesën më të madhe. Kishim përshtypje­n se në asnjë moment nuk kontrollon­in problemet, por përkundraz­i, ata po i ndihmonin ato të krijoheshi­n. Kam pritur shumë më tepër nga kampionët e botës. Po prisja për konfirmimi­n e asaj që kishim parë vitet e fundit, me një rritje të pushtetit që kur Didie mori detyrën. Ne mund të gjejmë rrethana lehtësuese, COVID dhe sezonin e veçantë natyrisht, por që nga momenti që dolën të parët nga "grupi i vdekjes", pata përshtypje­n se më pas, në ndeshjet me eliminim direkt, skuadra e Francës do të tregonte potencial. Ja që në fund ishte krejt e kundërta.

E vetmja lojë ku skuadra e Francës dukej se kontrollon­te ngjarjet ishte kundër Gjermanisë, megjithëse vuajtën shumë. Ne e ndienim të paktën se po dilte një forcë kolektive, një bazë mbrojtëse ... ne kishim rimarrë mbrojtjen që ishte pika më e fortë e Botërorit të 2018ës. Por, Didie dështoi. Sigurisht, ka zhgënjime individual­e, por gabimi është mbi të gjitha ai i menaxhimit. Kur ju jeni kampion bote nuk lejohen të tilla hapa falsë. Nuk po them se nuk duhej të kujdesej për kundërshta­rin, por më duket se Franca ka aq potencial sa ta detyrojë kundërshta­rin të kujdeset për cilësinë lojtarëve franceze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania