Panorama Sport (Albania)

Të snobuar në Itali, sot yje të “Euro 2020”

Të huazuar, të përdorur pak, janë hakmarrë me kombëtaret

- Përgatiti: LEDIO NASE

“Gjithçka dhe men jëherë” është një koncept që lidhet maksimumi me “Playstatio­n”-in. Në botën e vërtetë jo, pasi ekziston edhe jeta e përditshme. Dhe një lojtari i duhet të ambientohe­t, duhet kuptuar, i duhet bërtitur apo thurur elozhe sipas rastit, i nevojiten projekte dhe besim. Me një pjesë të madhe Seria A nuk e ka bërë. Në Europian po luajnë 4 lojtarë (5, me Shaqirin) që në Itali kanë hedhur hapat e parë dhe tani janë kampionë. A u është dhënë pak kohë? Me siguri po.

CELUSTKA (REP. ÇEKE) – “Më kujton Kjaerin e kohëve të para”, thoshte presidenti i Palermos, Guljelmo Miçike, duke iu referuar mbrojtësit çek. Ishte shkurti i vitit 2010 dhe Ondrej Celustka prezantohe­j te Palermo: do të zgjidhte numrin 89 si viti i tij i lindjes. Trajneri, Delio Rosi, e thërriste… Andrea. I marrë në huazim me të drejtë blerjeje nga Slavia Praga, është i aftë të mbulojë korsinë e djathtë dhe atë qendrore, pra dukej një investim i mirë. Megjithatë, përpara tij kishte Matia Kasanin, në atë kohë në xhiron e kombëtares italiane. Aventura e tij në Itali u konsumua e gjitha më 27 mars të vitit 2010 në 14’: Palermo-bolonja 3-1. Në fund të vitit nuk u shlye dhe përfitoi Trabzonspo­ri. Hakmarrjen e mori vitin pasardhës, kur turqit luajtën në “San Siro” kundër Interit të Gasperinit në Champions: stërfitoi duelin me Nagatomon dhe 15’ nga fundi “dogji” Lusion dhe në diagonal shënoi golin e fitores. Vuajti me Imobilen në miqësore, më pas ka blinduar zonën çeke.

SHAFER (HUNGARI) – “I shpejtë, i kompletuar, ngjason me Sensin dhe Verratin”, tregonte Marko Rosi, trajneri i Hungarisë, kur e pyesnin për këtë lojtar të porsamarrë nga Xhenoa. Ishte janari i vitit 2019 dhe transferim­i nuk bëri bujë: me Preciozin merkatoja e dimrit është gjithmonë një ciklon dhe në epiqendër ishte transferim­i i Piontekut te Milani. “Pistolero” ishte kuqezi kur në qendër të Milanos shëtiste një djalë biond, në xhiro rreth dyqaneve përpara takimit me drejtuesit kuqeblu: 4 vite kontratë, 1 milion euro i shkuan MTK-SË së Budapestit. E kishte bindur Nagi, i cili luan te Bolonja dhe është si pikë referimi për të. Megjithatë, një transferim në janar për një të ri nuk është asnjëherë i lehtë: Shafer, atëherë 20 vjeç, ishte titullar te Hungaria, por kaloi tek U-19. Gjashtë muaj të mirë, huazim te Kievo në Serinë B, por atje nuk e pa fushën dhe një vit më parë u transferua në Sllovaki te Dac. Rosi e njihte, e pa të freskët dhe e vendosi përkrah të sipërpërme­ndurit Nagi. Rezultati? Lojtari që “nuk ishte gati”

për Serinë B bëri një figurë madhështor­e përpara Bernardo Silvës, Pogbasë dhe Gyndoanit.

SHIK (REP. ÇEKE) – “Është më i fortë se Dibala, duhet të shkojë tek Interi”, komentonte Antonio

Kasano kur Patrik Shik ishte “diamanti” i merkatos së vitit 2017. Në këtë rast nuk qëndron efekti surprizë, sepse potenciali­n e vërtetë të çekut Italia e pa mirë: në gjysmën e dytë të sezonit të tij te Sampdoria ishte e pamundur të markohej. Më pas, ndodhi ajo që ndodhi: e mori Juventusi, nuk kaloi vizitat, Sampi ngiti çmimin dhe u afruan Interi e Roma. Në dy vite, 58 ndeshje të luajtura thuajse të gjitha si zgjedhje e dytë dhe 9 gola nga të cilët asnjë në Europë, shumë probleme fizike dhe pak për t’u dalluar. Më mirë në Gjermani, në rolin e tij. Sot është ylli i Republikës Çeke.

SEFEROVIÇ (ZVICËR) - “Me të dhe Ljajiçin përgatisim Fiorentinë­n e së ardhmes”, deklaronte Pantaleo Korvino në fundin e janarit, 11 vite më parë. Në Beograd thoshin që në fillim se Ljajiç ishte Kaka i Serbisë, për Seferoviçi­n dihej shumë pak. U pëlqye një verë përpara Botërorit të U-17, që Zvicra fitoi me Xhakën në mesfushë dhe Seferoviçi­n kryegolash­ënues përpara lojtarëve si Gëce, Son, Isko dhe Morata. I lindur në kantonin Lucerna nga prindër boshnjakë, vuante konkurrenc­ën, u dërgua tri herë në huazim dhe dy vite më pas u largua përfundimi­sht: Real Sociedad, Aintraht, Benfika. Kudo shfaqi talentin, por asnjëherë me vazhdimësi. Fakti është që Seferoviç ka nevojë të ndihet në qendër të projektit, pa luajtur për vendin. E kuptoi Zhorzh Zhezus, i cili në sezonin e fundit te Benfika i dha një vazhdimësi të paparë duke marrë në këmbim 26 gola dhe 7 asiste. E kuptoi edhe Petkoviç, i cili prej tri vitesh e shikon si qendërsulm­uesin kryesor të Zvicrës.

 ??  ??
 ??  ?? Haris Seferoviç, 29 vjeç, sulmues i Benfikës
Haris Seferoviç, 29 vjeç, sulmues i Benfikës
 ??  ?? Patrik Shik, 25 vjeç, sulmues i B.leverkusen­it
Patrik Shik, 25 vjeç, sulmues i B.leverkusen­it
 ??  ?? Andras Shafer, 22 vjeç, mesfushor i Dac Dun Streda
Andras Shafer, 22 vjeç, mesfushor i Dac Dun Streda
 ??  ?? Ondrej Celustka, 32 vjeç, mbrojtës i Spartës së Pragës
Ondrej Celustka, 32 vjeç, mbrojtës i Spartës së Pragës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania