Panorama Sport (Albania)

Enrike fiton baste të rrezikshme

Vendimet e Luisit kanë qenë të forta, por ndeshjet në Europian i japin të drejtë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Bastet e rrezikshme dhe vendimet e for ta që ka marrë Luis Enrike përpara dhe gjatë Europianit po dalin mirë. Rrotacioni në skuadër është total dhe vetëm Unai Simon me Pedrin i kanë luajtur të gjitha minutat. Me përjashtim të portës, ka pasur ndryshime të shumta në linjat e tjera. Trajneri ka aktivizuar 24 futbollist­ë të ndryshëm.

AZPILIKUET­A - Luis Enrike në fillim kishte idenë për të luajtur me Markos Jorenten si mbrojtës i djathtë. E bëri në dy ndeshjet e para, por fakti që mesfushori goleador nuk po jepte të mirën aty, bëri që trajneri të ndryshonte. Aktivizoi Azpilikuet­ën dhe ky i fundit ka bërë mjaft mirë në dy ndeshje. Ka marrë pjesë në dy goleadat ndaj Sllovakisë dhe Kroacisë. 9 vite nga debutimi gjeti edhe rrugën e rrjetës.

MORATA - Insistimi i trajnerit për të luajtur me sulmuesin e Juventusit ka dhënë frytet e veta. Morata në fakt nuk ishte duke shkëlqyer në tri ndeshjet e grupit, por në eliminator­en e parë nuk zhgënjeu. Është e vërtetë që besimi që i dha trajneri i ka bërë mirë. Xherard Moreno ende nuk mund t’ia marrë fanellën e titullarit.

PEDRI - Luis Enrike ka besim të verbër te djaloshi spanjoll, pasi është i paprekshmi i formacioni­t bashkë me portierin Unai Simon. I ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe mjaft mirë madje. Megjithatë, pritet ende më shumë prej tij. E krahasojnë me Iniestën, por kjo nuk e ndihmon aspak.

BUSKETS - Ai është

busulla e skuadrës dhe një futbollist vendimtar për Luis Enriken. Trajneri vendosi që t’i besonte dhe ta priste që të shërohej nga COVID-I dhe ia vlejti. Që në ndeshjen e parë ai tregoi se vazhdon të jetë ende lojtar i niveleve të larta. U forcua mesfusha dhe të shkosh në anët e Unai Simon është një mision i vështirë. Buskets është shpallur dy herë si lojtari më i mirë i ndeshjes.

GAJA - Zhordi Alba është i vetmi kampion që ka mbetur në kombëtaren e Spanjës, bashkë me Busketsin.

Luajti tri ndeshjet e para dhe e bëri mjaft mirë, por Gaja gjithashtu ka shkëlqyer sa herë është aktivizuar. Është më vertikal dhe më i shpejtë. Lojtarët e krahëve e ndihmojnë shumë Spanjën.

LAPORT - Luis Enrike e donte me çdo kusht dhe të gjithë nxituan për ta pajisur me pasaportën spanjolle. Ky bast u rrezikua kur Levandovsk­i e “përpiu” në rastin e golit, por më vonë fitoi terren dhe ai e rigjeti besimin. Ka shënuar një gol.

SARABIA- E nisi si zëvendësue­s pasi në krah luanin si titullarë Ferran Torres dhe Olmo, por ia doli të fitojë vendin pasi sjell shumë gola. Nuk është çudi që një lojtar që zëvendëson Mbapenë dhe Nejmarin të jetë titullar te Spanja.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Shqipëri-zvicër (0-1) në Euro 2016
Çast nga ndeshja Shqipëri-zvicër (0-1) në Euro 2016
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania