Panorama Sport (Albania)

Veseli: Zvicra super, doja vetëm Shqipërinë

“Fituam Botërorin, nuk e harroj kurrë Europianin kuqezi”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kanë kaluar shumë vite, por Federik Veseli e mban mend shumë mirë që në 15 nëntorin e vitit 2009 u shpall kampion bote me Zvicrën. Në atë kohë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luante me moshat e helvetëve dhe ishte kapiten i tyre duke ngritur trofeun në finale kundër Nigerisë. Ishte një grup fantastik futbollist­ësh që eliminuan ekipe të forta, si Brazili. Veseli ka folur për “Gazzetta dello Sport” duke treguar emocionet në atë kohë dhe vlerëson lojtarët aktualë që arritën të eliminonin Francën. Në atë grup lojtarësh ishin Martinez, Seferoviç dhe Granit Xhaka. Veseli thotë se janë skuadër shumë e fortë, por nuk harron të kujtojë se edhe me Kombëtaren shqiptare ka përjetuar emocione të jashtëzako­nshme në Kampionati­n Europian 2016.

Çfarë kujtoni nga aventura ku morët pjesë bashkë me Xhakën, Rodrigezin dhe Seferoviçi­n?

Ishim djem të rinj dhe me ëndrra të mëdha. Donim të bëheshim futbollist­ë të rëndësishë­m dhe të arrinim suksese në futboll. Kishim shumë personalit­et dhe këtë e treguam gjatë gjithë atyre viteve. Mësuam gjëra të reja në ato vite dhe secili nga ata futbollist­ë bëri karrierën e tij në disa skuadra të ndryshme.

Ju surprizon rrugëtimi i Zvicrës në këtë Europian?

Nuk më ka surprizuar fare. Madje, unë u surprizova për faktin që në ndeshjet e para nuk bënë mirë. I njoh mirë këta futbollist­ë dhe

vlerën që kanë. Me kalimin e ndeshjeve u rritën dhe treguan vlerat e vërteta të tyre. Ndaj Francës bënë një ndeshje të madhe dhe më pëlqyen shumë. Jam shumë i kënaqur që i shoh të argëtohen dhe të lumturohen në

fushën e lojës.

Por ju zgjodhët të luanit për Shqipërinë pasi në të gjitha moshat ishit te Zvicra...

Po, e mora këtë vendim, por edhe unë kam përjetuar emocione të jashtëzako­nshme me Kombëtaren shqiptare.

Ne arritëm që të luanim në Europianin 2016 dhe ia dolëm të bënim realitet një ëndërr të bukur. Ishte një kënaqësi e madhe dhe e paharruesh­me që do të mbetet gjatë në mendjen time dhe të gjithë shokëve të skuadrës.

 ??  ?? Granit Xhaka dhe Federik Veseli me Zvicrën U-17
Granit Xhaka dhe Federik Veseli me Zvicrën U-17

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania