Panorama Sport (Albania)

“Letër FIFA-S që Graniti të luante me Kosovën”

-

Granit Xhaka po përjeton sukses të madh në këtë Europian, teksa me shiritin e kapitenit në krah po udhëheq Zvicrën drejt historisë. Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipi, foli hapur për zgjedhjen e Zvicrës nga djali i tij i vogël si dhe tregoi një prapaskenë nga ndeshja Shqipëri-serbi që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

KOMBËTARJA – “Kur djemtë filluan të merren me sport, të bëhen të gjallë si i themi në gjuhën popullore, kam pasur kontakt me Shqipërinë. Pati një mungesë dakordësie dhe Graniti nuk shkoi aty. Sa i përket Kosovës, ka qenë e ditur se nëse lojtarët luajnë në Europian më parë se të njihej në UEFA, ishte e pamundur të luanin me Kosovën”.

FIFA – Ai bëri me dije se pikërisht për këtë, ka bërë një kërkesë në FIFA për ta mundësuar lejimin e djemve të luajnë me Kosovën. “Kemi çuar një letër në FIFA, pa ndihmën e askujt, por vetëm me anë të avokatit tonë. Na është kthyer një përgjigje direkte, pa asnjë mundësi që të ndodhte për shkak të Kampionati­t Europian. Aty u mbyll gjithçka. Për gjithë atë që kemi bërë deri tani, për Zvicrën apo Kosovën, jam krenar. Asnjëherë s’e kemi harruar Kosovën”.

PRAPASKENA – “Jo se janë vetëm këta dy, por janë të vetmit dy djem shqiptarë, dy vëllezër, që dalin hapur dhe e mbrojnë si Kosovën, edhe Shqipërinë. E bëjnë me shkrim, me anë të mediave, në fushë. Edhe pse Graniti luan me kombëtare tjetër, ai ka motivuar lojtarë të tjerë”.

NDAJ SERBISË – “Po ju tregoj një rast, në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë, që luhej në Elbasan. Graniti filloi të qante përse ngriti tre gishtat njëri lojtar i Serbisë. Nuk e kemi fshehur që jemi shqiptarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania