Panorama Sport (Albania)

Refuzimet nga Reali e PSG, Ronaldo drejt rinovimit me Juven

Paga e lartë për arkat dhe skema, ja manovrat

-

Ylli portugez dhe bardhezinj­të në Serinë A po shkojnë në etapa të zgjatjes së lumturisë mes tyre. Kristiano Ronaldo duket se po bisedon me krerët e Juventusit për një rinovim të mundshëm të kontratës deri në vitin 2023. Kjo bëhet e ditur nga mediat portugeze, më saktë nga televizion­i “TVI”. Vendimi i Cr7-ës vjen pas disa jo-ve që ai ka marrë nga disa klube të Europës, të cilat e kanë detyruar të marrë në konsiderat­ë rinovimin e kontratës me Juven.

TENTATIVAT - Javët e kaluara, menaxheri Zhorg Mendesh kishte tentuar ta ofronte klientin e tij te skuadra të nivelit të lartë si Real Madrid apo Mançester Junajtid. Anglezët i kanë sytë te Xhejdën Sanço, lojtar i datëlindje­s 2000, ndërsa PSG nuk po mendon ta afrojë portugezin duke zgjedhur t’i ofrojë rinovimin e kontratës Kilian Mbapesë. Pra tani merr kuotë opsioni i rinovimit me Juven. Palët duket se po negociojnë një ndarje të rrogës në dy sezone duke parë që 31 milionë eurot që ai merr, janë shumë për kasat bardhezi.

PUSHIMET – Ndërkohë, Kristiano Ronaldo po shijon pushimet pas eliminimit nga Kampionati Europian, ku Portugalia u mposht në një të tetat nga Belgjika. Gjatë këtij turneu portugezi u ngushëllua me arritjen e rekordit të Ali Daeit të 109 golave të realizuar në garat ndërkombët­are me ekipin kombëtar.

ECURIA - Ronaldo është në Torino që nga viti 2018, ku ka arritur të fitojë dy kampionate të Serisë A dhe dy Kupa të Italisë. Portugezi i ka kushtuar “Zonjës së Vjetër” plot 101 milionë euro, që përbën dhe blerjen më të shtrenjtë të klubit bardhezi. Megjithatë, në Champions, pavarësish­t të pasurit në organikë të pesë herë fituesit të turneut, Juve nuk ka arritur të shkojë më shumë se faza çerekfinal­e në vitin 2019, ku u eliminua nga Ajaksi i Amsterdami­t.

SKEMA - Me qëndrimin eventual të Ronaldos në Torino, trajneri Alegri po studion një modul ku portugezi do të jetë në mbështetje të dyshes Dibala-kulusevski. Një tjetër opsion është zhvendosja e tij në krah në rreshtimin 4-3-3, me Dibalën në qendër dhe njërin mes Kiezës ose Kulusevski­t në të djathtë. Për shkak të rritjes teknike të Kiezës, Ronaldo, ndoshta rrezikon të nisë ndonjë ndeshje nga stoli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania