Panorama Sport (Albania)

Në pritje të Zhirusë, Milani zyrtarizon... Brahim Diazin

Kërkesat e larta të Çelsit, Joviç si zgjidhje për sulmin

-

Shtatë ditë për të vendosur. Me Francën e eliminuar nga Europiani, Milani pret përgjigje nga sulmuesi shtatlartë Olivie Zhiru që duket se nuk e ka të garantuar vendin e titullarit te Çelsi. Nëse tratativa me Zhirunë nuk mbyllet me sukses, “Djalli” pritet të tentojë goditjen Luka Joviç. Serbi, pavarësish­t 2 sezoneve zhgënjyese te Reali i Madridit, është prej kohësh nën shënjestrë­n e Milanit. Sulmuesi u pëlqen Maldinit dhe Masarës, të cilët pritet të nisin shumë shpejt tratativat me klubin e Florentino Perezit për të sjellë ish-lojtarin e Frankfurti­t në Milanelo. Për sa i përket Zhirusë, Çelsi kërkon disa milionë euro për lojtarin, me Milanin që duket se nuk do ta marrë parasysh kërkesën e bluve të Londrës, që për arkat e kuqezinjve është tepër e lartë. Ata prisnin që Zhiru të vinte me parametër zero në Milanelo.

SEBAJOS E DIAZ – Drejtori Paolo Maldini flitet se ka negociuar edhe per Dani Sebajos, lojtar në pronësi të Realit të Madridit, që sezonin e fundit ishte në huazim tek Arsenali. Për Sebajos flitet për një huazim me kosto prej 5 milionë eurosh dhe me të drejtën e blerjes që do të kapë shifrën e 30 milionëve. Lajmi pozitiv për kuqezinjtë është arritja e marrëveshj­es me Realin e Madridit për zgjatjen e huazimit me Brahim Diaz, që do qëndrojë në Milano

edhe këtë sezon në huazim për 3 milionë euro të drejtën e blerjes të fiksuar në 27 milionë euro. Brahim Diaz, sezonin e tij të parë, nuk i zhgënjeu aspak pritshmëri­të duke qenë vendimtar në rikthimin e kuqezinjve në Champions.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania