Panorama Sport (Albania)

Vata: Kombëtarja ëndërr, lojtarët vijnë pa dëshirë LEGJIONARË­T

“Ku gaboi Gjermania, ju tregoj duelet me Oliver Kahnin”

-

Iftuar në emisionin “Euromania” të mod eratores Enxhi Biba, në “News 24”, ish-futbollist­i i Kombëtares, Fatmir Vata, analizoi humbjen e Gjermanisë ndaj Anglisë, foli për Kombëtaren dhe për episodin me Brigel teksa në karrierën e tij ka pasur një kontradikt­ë me ish-trajnerin gjerman të kuqezinjve. Vata ka qenë një lojtar i rëndësishë­m për një skuadër me histori në Gjermani si Arminia Bielefeld.

ELIMINIMI I GJERMANISË

“Në kritikat për eliminimin e Gjermanisë, Fredi Bobiç dhe Boateng ishin të ashpër. Këtë Europian nuk ishte Gjermania që pritej. Në fakt, në Gjermani, nuk pritej shumë, pasi që nga humbja me Maqedoninë e Veriut ishte turp. Me kthimin e Mylerit dhe Humelsit në skuadër, u përmirësua pak klima. Megjithatë, ata nuk ishin shpëtimtar­ët. Te Gjermania ka ardhur koha që të vijë një ere e re, të vijnë ide të reja ashtu siç e tha edhe vetë Lëvi. Gjermania ka histori, por këtu nuk kishte shumë pritje. Sa herë që Gjermania luan me Anglinë, historia flet vetë. Ne 15 minutat e para të kësaj përballjej­e, kishte intensitet, pastaj loja ndryshoi. Geri Lineker thotë që ‘futbollin e ka shpikur Anglia, por në fund fiton gjithmonë Gjermania’. Ka të bëjë shumë pesha e skuadrës që ke përballë. Në raste të tilla, edhe këmbët të rëndohen”.

KOMBËTARJA

“Abrashi më ngjan mua për nga fiziku dhe nga shpirti luftarak që tregon në fushën e lojës. Me disa kolegë që kam folur, u thashë që ‘më duket sikur ky brezi i ri e ka bërë këtë ardhjen në Kombëtare si autobusi 3-lekësh’. Për ne e për shumë nga shokët tanë, unë kam luajtur që në vitin 1995, Kombëtarja ishte krenari për ne. Mezi e prisnim kur grumbulloh­eshim. Këta lojtarët vijnë sikur u kanë thënë me ardh e jo me dhënë maksimumin. Ndoshta, sa dinë, japin. Ne na ka mbajtur dëshira e madhe për përfaqësue­sen”.

SHQIPËRI–GJERMANI

“Gjermania nuk ka pasur asnjëherë emra të mëdhenj përveç grupit. Ne i kemi hapur shumë probleme Gjermanisë. Kemi bërë edhe fitore të tilla si ajo me Greqinë e saposhpall­ur kampione Europe. Kam mendimin se lojtarët sot nuk japin 100%.

Kështu më duket mua. Nuk dua ta shfrytëzoj Kombëtaren dhe popullin tim për të bërë emër. Por, lojtari duhet ta shfrytëzoj­ë performacë­n e mirë për të arritur te një klub i madh. Mendimi im është që në qoftë se lojtari nuk luan në ekipin e tij dhe ti e fton, do humbësh sepse ne nuk jemi Franca e as Gjermania”.

E VËRTETA ME BRIGELIN

“Ai erdhi në një ndeshje këtu, më mori në telefon dhe më tha ‘eja te dhoma VIP’. Më tha ‘po iki se jam me grip. Unë mendoj se ti duhet të jesh në ekip dhe kapiten i ekipit’. Ne bëmë një grumbullim në Peruxha dhe unë u thirra

sepse ishte një turne i vogël. Aty ia bëra të qartë trajnerit se isha dëmtuar dhe nuk mundem të vij dot. Ai më dha leje që të shërohesha. Më pas, erdhi ndeshja me Rusinë që ne e fituan 3-1 dhe se mbaj mend me kë luajtëm tjetër. Aty u dëmtova. Më mori në telefon dhe më tha ‘prapë u dëmtove’. Unë kisha probleme me gjurin e majtë dhe i thashë që mund të vij një ditë tjetër, por ai më tha ‘jo nuk ka nevojë të vish fare’. Gazeta ‘Kicker’ kishte shkruar se Vata rrezikon ndeshjen me Dortmundin. Unë i thashë edhe trajnerit ‘merreni në telefon, por nuk iu mbush mendja’. Pastaj Kombëtarja mori 4 pikë dhe

Brigel doli në media e tha ‘Vata nuk është në planet e mia’. Më pas doli edhe në gazeta se unë nuk e doja Shqipërinë. Po, si mund ta donte ai Shqipërinë më shumë se unë?! Në dyja ndeshjet e radhës unë i kërkova falje, por Brigel mbeti me idenë e tij dhe më tha ‘jo’!

TRAJNER I KOMBËTARES

“Do të ishte gënjeshtra më e madhe që ta refuzoja. Diçka e tillë do të ishte nder për mua dhe do të jepja 120%, e në qoftë se do të ishte e mundur, do të jepja edhe më shumë”.

PËRBALLJET

ME KAHN

“Ai ka thënë në një intervistë që kur do të luajmë me Bielefeldi­n, do të luajmë kundër Vatës. Ata merreshin me mua, me marrjen e topit tim, me lëvizjet e mia. Ata thoshin ‘po ta bllokojmë Fatmirin, do të bllokojmë gjithë Bielefeldi­n’. Me Oliver Kahn kam pasur shumë përplasje, por në fund të ndeshjes gjithmonë i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Në 2005 është shkrepur një foto me Kahn. Atë ndeshje isha me Skelën dhe Duron. Për mua do të ishte vendimtare një mbyllje e karrierës në Berlin, por nuk ishte e shkruar”.

HANSI FLIK

“Unë besoj se është i duhuri për panterat dhe të njëjtin lëvizje Gjermania bëri dhe me Klinsmanin, pasi kishte Lëvin si ndihmës. Kur Flik mori Bajernin, isha pak skeptik, por kjo tregon që trajneri i dytë është mjaft i afërt me lojtarët. Mendoj se kanë bërë lëvizjen e duhur. Kishte shumë emra si të mundshëm, por ai ishte më i miri”.

EUROPIANI

“Unë jam me Holandën që në vitin 1978. E mbaj mend si ëndërr kampionati­n Botëror të Krojfit me shokë. Mirëpo, nuk e kam tradhtuar asnjëherë. Te zona e Shallvarev­e në Tiranë, ishte një televizor me ngjyra. Aty e kam parë ndeshjen e Holandës dhe jam magjepsur. Isha vetëm 17 vjeç. Në fushë ishin Rud Gulit e Van Basten. Pas Holandës, jam me Gjermaninë. Shpresoj që ta fitojë Anglia këtë Europian. Ne e kuptojmë si trajnerë, pasi ky do të ishte dhe një ngushëllim për Gjermaninë”, ka deklaruar Fatmir Vata, ish-mesfushori i Kombëtares, aktualisht pjesë e akademisë së Hanoverit në Gjermani, për “Euromania”, në “News 24”, me moderatore­n Enxhi Biba.

 ??  ?? Fatmir Vata me ish-kapitenin legjendar të Bajernit dhe Gjermanisë, Oliver Kahn
Fatmir Vata me ish-kapitenin legjendar të Bajernit dhe Gjermanisë, Oliver Kahn
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania