Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu shtyn zbritjen në fushë, faza do të bëhet në Korçë

Bardhekuqt­ë pritet të nisin pas 15 korrikut

-

Skënderbeu ndryshon planin për startin e përgatitje­ve në sezonin e ri. Shtyrja e kampionati­t për më 11 shtator dhe jo 20 gusht siç ishte planifikua­r më parë, duket se ka ndryshuar edhe ditën kur korçarët do të nisin fazën përgatitor­e. Fillimisht drejtuesit kishin menduar datën 5 korrik për të zbritur ekipi në fushë, por vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit për nisjen e sezonit të ri në 11 shtator, bëri që gjithçka të ndryshonte. “Panorama Sport” mëson se në klub po mendojnë që skuadra të nisë grumbullim­in pas datës 15 korrik.

FAZA - Ndryshe nga fazat e kaluara, kur Skënderbeu shtegtonte jashtë vendit apo grumbulloh­ej në Durrës, këtë herë është menduar që faza përgatitor­e të zhvillohet në Korçë. Një gjë e tillë konfirmohe­t nga vetë presidenti Ardjan Takaj. “Duke parë kushtet e mira që ka në zonën sportive të qytetit, por edhe faktin se shumë klube kanë zgjedhur Pogradecin për të zhvilluar përgatitje­t dhe është edhe mundësia për të zhvilluar takime miqësore, do të bëjmë fazën në Korçë. Terrenet sportive janë perfekte, edhe klima po ashtu. Plus kësaj edhe fakti që shumë klube janë në grumbullim në juglindje mund të na shërbejnë për testet miqësore që do të caktojmë”, theksoi presidenet­i. Në kushte të tilla bardhekuqt­ë pritet që të nisin nga strofulla e tyre përgatitje­n. Memelli tashmë ka komunikuar të gjithë grupin aktual për shtyrjen në kohë të fazës dhe të gjithë pritet që të jenë prezent në ditën e caktuat nga klubi. Ndërkohë, sa i përket merkatos në hyrje, deri më tani janë konfirmuar nga drejtuesit afrimet e portierit Shkëlzen Ruçi, mesfushori­t Jurgen Vrapi si dhe braziliani­t Murilo Rosa. Nga ana tjetër, të larguar konsideroh­en emra si Fallou Nxhie, Aleksandro­s Rahim, Shqiprim Taipi, Mërgim Shala, Ditmar Bicaj, Mario Dajsinani dhe Arinaldo Rrapaj. Dilema të mëdha ka për Uerdi Marën. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania