Panorama Sport (Albania)

Egnatia e konfirmoi, portieri tregon për ambiciet në Superiore

Klevis Hasanbelli: Nuk zhgënjejmë as në elitë

-

Egnatia është aktive në merkato dhe po tregohet e kujdesshme, pasi trajneri Gugash Magani kërkon elementë të vlefshëm që të bëjmë diferencën. Gjatë kësaj periudhe janë zyrtarizua­r disa emra, bashkë me një pjesë të grupit që mbylli sezonin në Kategorinë e Parë. Rikthimi në elitë ka tjetër pritshmëri te rrogozhina­sit, të cilët kanë ambicie të mëdha, jo thjesht të mbijetojnë. Ndërkohë, porta ishte një repart i dalluar në kampionati­n e fundit dhe një meritë për këtë ka Klevis Hasanbelli, i cili bëri më të mirën. Për “Panorama Sport”, vetë portieri mendon se edhe në elitë do të tregojë gjithçka për të justifikua­r besimin e klubit. “Tek Egnatia u ndjeva mjaft mirë në të gjitha drejtimet. U mundova të bëj më të mirën e mundshme për fanellën. Që prej ardhjes këtu gjeta një ambient mjaft bashkëpunu­es. Nuk ka gjë më të mirë kur gjithçka shkon në rrugën e duhur. Mbylla një tjetër sezon mjaft delikat, pasi gara ishte shumë e fortë. Ne vlerësuam çdo kundërshta­r me rigorozite­t. Ashtu si në përballjet brenda fushe, edhe në transfertë bëmë lojën më të mirë të mundshme. Presidenti ndërtoi skuadër me nivel, që përballoi çdo sfidë. Me pak fjalë, kemi qenë si një familje e madhe. Egnatia fitoi dy trofe brenda një periudhe të shkurtër. Tifozëria e meritoi atë festë”, ka thënë fillimisht portieri Hasanbelli, për të folur më pas për atë që e pret ekipin në Superiore. “Fakti që më kënaq më tepër është se presidenti më vlerësoi me firmosjen e kontratës së re, që ishte afatgjatë. Tashmë jam pjesë e projektit në Superiore dhe jam i kënaqur. Shpresoj që të bëjmë maksimumin mes më të mirëve. Nuk do të zhgënjejmë, jam i bindur që do ta përballojm­ë me sukses elitën. Pres me padurim nisjen e fazës përgatitor­e. Sezonin e fundit pësova pak gola dhe besoj se do ia dal të përmbush synimet personale dhe të klubit në Superiore”, përfundoi titullari i Egnatias në suksesin e rrogozhina­sve këtë sezon. ALDO BUZI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania