Panorama Sport (Albania)

“Shpejtësi dhe driblim”, një kroat premton Kukësin e madh

Edi Basha: E di çfarë duhet, më bindi Pejiç

-

Sulmuesi kroat, Edi Basha, është një nga prurjet e drejtorit Pero Pejiç te Kukësi. Drejtuesit dhe vetë klubi presin shumë këtë sezon nga skuadra dhe këtë e ka të qartë edhe vetë 28-vjeçari, i cili në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” premton se do të japë maksimumin për të ndihmuar Kukësin dhe treguar vlerat e tij. Ndonëse nuk e njeh mirë kampionati­n shqiptar, Basha ka marrë informacio­n rreth Superiores, ku pohon se stadiumet e mira do t’i japin mundësinë atij dhe skuadrës për të treguar cilësitë që kanë. Sipas kroatit, armën e tij më

të fortë konsideron dëshirën për të luajtur dhe për të dhënë gjithnjë maksimumin në fushë. Sa i përket gjuhës shqipe, do të mundohet ta mësojë edhe atë, ndërsa ka edhe një premtim për tifozët e Kukësit.

Si e prisni aventurën tuaj të re te Kukësi?

E pranova me kënaqësi ofertën nga ekipi i Kukësit, sepse mendoj se ky do të jetë një hap pozitiv në karrierën time. Kështu që, tani pres rezultate sa më të mira.

Kush ju bindi për të ardhur në Shqipëri?

Mora një ftesë nga drejtori i klubit, Pero Pejiç, i cili shprehu dëshirën e tij për të më afruar në klub. Më tregoi gjithçka për këtë klub dhe se çfarë përfaqëson, si edhe kujtoi momentet e bukura që kaloi këtu kur ishte lojtar.

Sa e njihni këtë skuadër dhe kampionati­n shqiptar?

Sinqerisht, nuk e kam ndjekur shumë ligën shqiptare, por kam dëgjuar nga miqtë e mi, me të cilët kam luajtur që kampionate të tjera, se po përparon shumë. Vetë isha i bindur që ka stadiume të mira dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për cilësinë e një lojtari në fushë.

Cilët do të jenë objektivat për këtë sezon?

Qëllimet e mia janë të kontribuoj sa më shumë që të jetë e mundur në rezultatet e mira të klubit. Dua të ndihmoj në arritjen e qëllimeve që do të kemi të gjithë në klub, të cilat janë gjithnjë maksimale.

Cila është arma juaj më e fortë?

Arma ime më e fortë është shpejtësia dhe driblimi. Por, mbi të gjitha, është dëshira ime për fitore dhe sukses e kjo ka më shumë rëndësi.

Keni ndonjë premtim për tifozët e Kukësit?

Unë mund t’u premtoj tifozëve të klubit se do të jap maksimumin tim çdo ndeshje dhe besoj se do të justifikoj besimin që më është dhënë.

Keni mësuar ndonjë fjalë shqip?

Tani do të kem kohë të mësoj gjuhën. Do të bëj çmos për ta bërë këtë. VLADIMIR MEMA

 ??  ?? Pejiç gjatë prezantimi­t të sulmuesit Edi Basha
Pejiç gjatë prezantimi­t të sulmuesit Edi Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania