Panorama Sport (Albania)

Humbet Teuta, Seferi si titullar

Goli i Bregut nga penalltia nuk mjafton, debutojnë blerjet e fundit në sulmin e kampionëve

-

Teuta e mbyll mini fazën përgatitor­e në Maqedoninë e Veriut me një humbje 2-1 kundër Strugës. Klubi shqiptar që militon në Superligën e vendit fqinj dhe këtë edicion merr pjesë për herë të parë në Ligën e Konferencë­s, mposhti durrsakët pas golave të Bosançiçit me penallti dhe ish-mesfushori­t të Partizanit, Bunjamin Shabani. 11-metërshi i kthyer në gol nga Dejvi Bregu barazoi përkohësis­ht shifrat, por nuk mjaftoi për një rezultat pozitiv në këtë test të fundit të Teutës në Maqedoni. Prej 18 ditësh kampionët e Shqipërisë ishin të grumbullua­r në Ohër dhe sot do të kthehen për të vazhduar përgatitje­t në Durrës, duke u dhënë dorën e fundit në prag të ndeshjes me Sherif Tiraspolin më 7 korrik.

BLERJET - Trajneri Edi Martini provoi dje formacioni­n që mendohet se do të jetë në fushë edhe kundër moldavëve për Ligën e Kampioneve. Në portë dhe mbrojtje luajtën si zakonisht Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi dhe Xhekson. Edhe në mesfushë nuk kishte asnjë ndryshim nga skuadra që e mbylli si kampione. Aleksi, Emiliano Vila dhe Daja e nisën nga minuta e parë. E vetmja lëvizje e Martinit ishte në majën e sulmit, aty ku titullar u preferua afrimi i fundit në huazim nga Tirana, Taulant Seferi, ndërsa Blerim Krasniqi e nisi nga stoli. Nga krahët e ofensivës ishin të zakonshmit Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu. Struga ishte shumë e motivuar për të bërë mirë ndaj durrsakëve, ndërsa Teuta luajti më e qetë, duke kërkuar golin me një rrjedhë logjike. Shabani fitoi një penallti për Strugën, që u kthye në gol nga Bosançiçi. Durrsakët reaguan menjëherë

dhe Bregu vendosi baraspeshë­n po me 11-metërsh. Megjithatë, Shabani kaloi sërish në avantazh Strugën pas një goditjeje në hyrje të zonës. Ndërkohë, pjesa e dytë solli shumë ndryshime në përbërjen e të dyja skuadrave. Te Teuta debutuan edhe blerjet e fundit, pikërisht maqedonasi­t Dragarski dhe Gjorgiev. Gjithashtu, u aktivizuan edhe Kotobelli, Zogaj, Jazxhi, Plaku, Karabeci, Gruda, L.beqja, Avdyli dhe Krasniqi. Rezultati 2-1 mbeti i pandryshua­r deri në fund, me gjithë përpjekjet e “djemve të detit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania