Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, trajneri Ndreu pret të huaj në provë

-

Kastrioti vijon të punojë me merkaton e verës, teksa nga burime të gazetës mësohet se është arritur akordi paraprak me disa lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve të Superiores. Gjasat janë që këtë fundjavë të zbulohen edhe emrat e tyre me hedhjen e firmave në kontratë. Krutanët kanë preferuar të ruajnë anonimatin me futbollist­ët që kanë arritur akord, pasi aktualisht lojtarët nuk i kanë marrë lejekalime­t nga skuadrat e tyre, çka pritet që deri në fundjavë edhe kjo çështje të zgjidhet. Sakaq, një tjetër nigerian do të testohet te Kastrioti kur të nisë stërvitja. Bëhet fjalë për një mesfushor defensiv, ku për momentin të dhënat janë për Onanuga Olauale. Ky i fundit do të shikohet nga stafi teknik kur të nisin përgatitje­t në mes të korrikut. Më pas trajneri Ramazan Ndreu do të vendoset për të ardhmen e tij.

REZI – Sulmuesi Ermir Rezi u largua këtë verë nga Kastrioti dhe në drejtim të tij ka pasur shumë oferta. Nga burime të gazetës, mësohet se sulmuesit i ka bërë ofertë zyrtare skuadra kosovare e Ulpianës, e sapongjitu­r në Superligë. Palët kanë negociuar dhe janë pranë akordit, por firma ende nuk është hedhur. Një arsye më shumë për këtë transferim të durrsakut është fakti se trajner tek Ulpiana është emëruar Edlir Tetova, i cili ka qenë ndihmës i Shehit te Tirana. Nga Kastrioti janë larguar zyrtarisht deri më tani lojtarë si Edi Nikolas Bojom, Patrik Bardhi, Ermir Rezi, Xhulio Mehmeti, Silvester Shkalla, Arbër Basha, Realf Zhivanaj, Amer Duka, Silvio Vokrri, Fjoralb Deliaj, Klejdi Daci, Laurenc Xheka, Isli Hidi dhe Rei Nuriu. BUJAR BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania