Panorama Sport (Albania)

Shehi: Me Ngonë, të plotësuar

“Skuadra është 90 për qind gati, këtë sezon janë 7 pretendent­e për titullin”

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehi është gati për të nisur “luftën” e titullit nga java e parë si bardheblu. Numri një i stolit të Tiranës beson se ekipi i tij do të japë gjithçka për të kthyer trofeun në kryeqytet. Edhe pse trajneri i Tiranës ka parë t’i largohen katër titullarë, sërish është i bindur që skuadra do të luftojë për titull, sepse janë afruar të tjerë lojtarë të mirë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Shehi shprehet se ajo që e shqetëson në këtë moment është ndryshimi i nisjes së sezonit që për Tiranën është shumë larg. Shehi foli edhe për çështje të tjera para nisjes së stërvitjes ditën e hënë. Kujtojmë që durrsaku është trajneri më rezultativ në Kategorinë Superiore. Ai drejtoi bardheblut­ë për 20 javë, ia ka dalë të mbledhë më shumë pikë për ndeshje sesa çdo drejtues tjetër në Superiore. Në 20 takimet e tij në krye të 25 herë kampionëve, Shehi ka grumbullua­r 38 pikë me një mesatare me 1.9 pikësh për ndeshje sezonin e shkuar.

Si po i kalon pushimet Orges Shehi?

Pushimet, kur janë kaq të gjata, po mundohemi t’i alternojmë me ditë qetësimi e punë. Duke pasur parasysh vapën që është këto ditë, po qëndroj afër detit. Më ka qëlluar

të vij edhe në Tiranë për çështje pune. Gjatë gjithë këtyre javëve kam qenë në kontakt të vazhdueshë­m me drejtuesit për të ndërtuar skuadrën dhe për të qenë gati për sezonin e ri futbollist­ik.

Sipas ideve të Shehit, është ajo skuadër që do trajneri për sezonin e ri futbollist­ik?

Unë them se Tirana apo skuadra që unë do të drejtoj është 90 për qind gati. Presim edhe dy-tri konfirmime në ditët në vijim. Me këto konfirmime, skuadra kompletohe­t. Stërvitjen e fillojmë të gjithë bashkë, veç Taulantit që dihet se do të jetë me Teutën në këtë verë.

Limaj i konfirmuar, Hoti shumë pranë, Ngoja e Xhixha janë lojtarët që mund të zëvendësoj­në të larguarit?

Lojtarët që kanë ikur, si në aspektin sportiv dhe atë njerëzor, janë lojtarë me vlera. Limaj dhe Hoti janë futbollist­ë të piketuar nga unë më parë për t’u bërë pjesë e skuadrës dhe ne kemi arritur t’i marrim. Për Ngonë, me sa di, presidenti po punon intensivis­ht dhe shpresoj se sulmuesi do të jetë sa më shpejt pjesë e Tiranës. Mund të ketë edhe lojtarë të tjerë plotësues. Mendoj se kemi një skuadër shumë të mirë. Të kompletuar shumë. Një skuadër energjike. Në fund do të kemi një skuadër të plotë.

Ju favorizon që nuk luani në Europë apo mund të jetë një pengesë më vete ky fakt?

Me kampionati­n që nis pothuajse në mes të shtatorit, ky fakt nuk na favorizon. Europa na penalizon, sepse luhet shpejt dhe ne duhet të nisim më pas. Gjithsesi, aleati ynë është koha. Këtë të fundit e kemi të mjaftueshm­e për t’u stërvitur. E nisim stërvitjen në datën 5 dhe deri më datë 22 duhet të ishim në grumbullim, por tani duhet të ndryshojmë diçka në program. Me këtë po merremi këto ditë. Po ndryshojmë gjithçka, nga miqësoret e me radhë, deri te grumbullim­i.

Ju e dini që te Tirana nuk ka objektiva, por ai është i pashkruar titull dhe Kupë...

Duke e parë skuadrën nga e para, të gjithë bashkë them se objektivat janë nga minimalë e deri maksimalë. Minimali është Europa, ndërsa maksimali titulli dhe Kupa e Shqipërisë.

Cilën sheh nga skuadrat e tjera rivale të Tiranës dhe që lufton për titullin kampion?

Unë personalis­ht shoh një kampionat të rivalizuar. Ndoshta pesë skuadrat që luajtën sivjet për titullin, shto Kukësin që paçka se e nisi me pretendime të mëdha, doli shpejt nga objektivat, sepse çedoi rrugës dhe mbeti pas. Ama këtë vit shtohet Dinamoja dhe bëhen shtatë pretendent­e. Duhet të shohim edhe skuadrat e tjera, Egnatian e me radhë. Do të jetë një kampionat i rivalizuar. Shtatë ekipe i shoh pretendent­e dhe imagjino që katër vende dalin në Europë. Kuptohet shumë qartë se çfarë lufte do të jetë. Sigurisht, do të jetë një kampionat më i fortë sesa ai i vitit të kaluar.

Çfarë nuk duhet të gabojë Tirana këtë sezon, sidomos në pjesën e parë të kampionati­t?

Çelësi është faza e parë apo starti i kampionati­t. Ekipi duhet ta nisë shumë mirë. Ne kemi një favor. 60-70% e skuadrës është ajo e sezonit të shkuar, duke nisur nga porta, mbrojtja, me Çelhakën, Giamfin, Halilin, Ismajlgeci­n, Seferin, Dansonë e shumë të tjerë, janë të gjithë lojtarë që ishin edhe vjet dhe me shumë vlera. Kjo është një skuadër që në raport me mua është në gjendje luksi. I njoh dhe më njohin mirë. E dimë se çfarë kërkojmë nga njëri-tjetri. Jemi të favorizuar dhe nuk e nisim një punë nga A-ja. E njohim shumë mirë situatën dhe kundërshta­rët. Edhe vjet të gjithë u treguan profesioni­stë. Në çdo ndeshje dhanë maksimumin, paçka se nuk ia dolëm dot në fund për punë një pike apo barazimi. Për mua e rëndësishm­e është që dhanë maksimumin. Me këtë mentalitet do ta fillojmë edhe kampionati­n. Me maksimumin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania