Panorama Sport (Albania)

Pa trajner e lojtarë, fierakët në “ajër”

-

Fjalë shumë dhe produkt zero, është kjo situata e Apolonisë në këto ditë vere. Asnjë hap i ndërmarrë në hyrje-daljet e merkatos dhe mbi të gjitha nuk kanë trajner. Synojnë dhe kërkojnë gjithandej, por përvoja e viteve të kaluara ka treguar se në fund mbledhin përgjithës­isht “thërrmijat” e mbetura nga të tjerët. Nga ana e klubit ka pasur interesime për disa lojtarë të kampionati­t tonë, por edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht të moshave të reja, pasi krerët fierakë nuk heqin dorë nga kjo filozofi. Por, nëse vazhdohet edhe këtë kampionat me futbollist­ë të rinj, atëherë pritet që të ketë një precedent te skuadra. Të rinjtë e dalë nga akademia e Apolonisë do të jenë të parët që do të kërkojnë formacioni­n titullar, sepse justifikoh­en nga motoja e klubit: “Të promovojmë vlerat më të mira të produkteve të akademisë sonë”. Nga ana tjetër, zero është edhe numri i shitjeve gjatë kësaj vere, duke pritur oferta nga jashtë për disa lojtarë cilësorë të saj. Harizaj dhe Haxhiu janë të lidhur ngushtësis­ht me një kalim të mundshëm te Dinamoja, por klubi fierak ende i mban sytë nga tregu jashtë Shqipërisë, duke rrezikuar edhe marrëveshj­en paraprake me blutë.

Një problem tjetër shumë i rëndësishë­m dhe i pazgjidhur gjer tani është edhe çështja e trajnerit. Fierakët kanë lënë pa përgjigje interesimi­n e një eksperti si Veljko Dovedan, i vetofruar për pankinën e Apolonisë; Artan Mërgjyshi u ka refuzuar ofertën për mospërputh­je në filozofi; Eqerem Memushi as që e ka menduar rikthimin dhe Ndriçim Kashami nuk është “as në tokë e as në qiell”... Klubi kavajas prej javësh është vënë në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa ai vetë deklaron se është ai trajner i Besës! Ndërsa tre fierakët që e kanë drejtuar më parë Apoloninë: Papuçiu, Demiraj dhe Miho, e refuzojnë në mënyrë kategorike mundësinë e marrjes së skuadrës në këto kushte. Nëse deri tani nuk ka ardhur një trajner tjetër nga Italia, kandidatur­at nuk kanë munguar, por kanë qenë bashkatdhe­tarët e Kamaratës që janë treguar skeptikë dhe jo klubi fierak. Arsyeja se pse hezitojnë është fare e thjeshtë: për shkak të projektit të bazuar te lojtarët e rinj dhe çedimit në raportin mes objektivav­e të sezonit dhe organikës së skuadrës. Se si do t’i vejë filli kësaj Apolonie krejt pa rezultate në merkato gjer tani, të presim e të shohim. Klubi e ka shtyrë grumbullim­in e parë për më 10 korrik, me shpresën se, së paku, gjer atëherë do të ketë arritur akordin me një trajner për pankinën e skuadrës. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania