Panorama Sport (Albania)

Qarri: Qëndroj, Vlora zgjedhja ime e parë

-

Mateo Qarri nuk e mendon largimin nga Flamurtari. Ofertat nuk i kanë munguar, por zv.kapiteni është gati që të presë vlonjatët. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi tregon edhe një herë përjetimin e ditës kur u dha verdikti. “Ndihem shumë keq për rënien. Nuk e meritonim atë fund. Ishte një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar asnjëherë në jetën time. As që më shkonte në mendje se Flamurtari mund të binte në Kategorinë e Dytë. Në ato çaste m’u errën sytë dhe thashë me vete: ‘Ky është fundi i botës!’ Ishte një ndjenjë shumë e dhimbshme dhe me emocione të forta. Ndiheshim të gjithë në faj. Ishte dita më e vështirë e jetës sime. Kam dhënë gjithmonë maksimumin për këtë klub, sepse unë jam rritur aty. Më ka dhënë mundësinë të jem ky që jam sot. Ndaj, pas ndeshjes thashë se marr përgjegjës­itë e mia dhe u kërkova falje presidencë­s, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve vlonjatë edhe në rolin e zv.kapitenit. Ne do ringrihemi, por për këtë duhet një projekt serioz. Me sa kam dëgjuar, ka një angazhim për këtë nga bashkia dhe administra­tori. Unë kam shumë besim se ata do të bëjnë më të mirën për ta ringritur Flamurtari­n aty ku e ka vendin, mes ekipeve më të mira të futbollit në Shqipëri, pasi është emblemë. A do të qëndroj në Vlorë? Nëse do të gjenden zgjidhjet e duhura për ta ringritur Flamurtari­n, patjetër që do të qëndroj. Jam i gatshëm që të jap kontributi­n e tij për ta çuar ekipin atje ku i takon. Flamurtari është shtëpia ime. Të them të vërtetën, ofertat nuk më kanë munguar, por zgjedhja ime e parë do të jetë Flamurtari, nëse gjërat ndryshojnë dhe situata rregullohe­t”, përfundoi 22vjeçari. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania