Panorama Sport (Albania)

Atlanta barazon llogaritë, Janis alarmon Millukoin

Goditje e dyfishtë për “Bucks”, dëmtimi i grekut shqetëson

- ARTIN LLESHAJ

Kemi përsëri barasp eshë në serinë e fi naleve të Konferencë­s së Lindjes në NBA ndërmjet Atlantës dhe Milluokit. Në takimin numër 4 që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm ishin “Hawks” ata që fituan me rezultatin 110-88, duke i barazuar ndeshjet në 2-2. Ndonëse nuk mund të mbështetej te Trae Jang, Atlanta nuk fali në shtëpi dhe tashmë gjithçka mbetet e hapur për titullin në Lindje dhe një vend në “Finals”. Një rol vendimtar në fatet e kësaj ndeshje pati edhe dëmtimi që pësoi Janis Antetokoun­mpo, i cili i largua në periodën e tretë nga loja, për shkak të një dëmtimi në gju. Një lëvizje jonatyrale e gjurit të grekut mban tashmë në ankth Milluokin edhe për sfidat e radhës, në një kalendar që nuk njeh pushim. Finalja e katërt mund të konsideroh­et një provë e vërtetë force nga Atlanta. Të zotët e shtëpisë zbritën në parket pa Jangun, i cili nuk ishte ende i gatshëm pas goditjes që mori në kavilje gjatë ndeshjes paraardhës­e. Kjo ishte një humbje e madhe për Atlantan, megjithatë

skuadra tregoi karakter dhe ia doli ta kalojë me sukses këtë provë zjarri. “Hawks” luajnë mirë që në fillim teksa shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 13 pikë avantazh (51-38). Megjithatë, momenti vendimtar që vulosi thuajse gjithçka në këtë sfidë, ishte 7

minuta nga fundi i periodës së tretë, teksa Antetokoun­mpo pësoi një dëmtim në gju, duke u larguar para kohe nga parketi. Greku mbështeti keq këmbën e tij të majtë dhe mbeti i shtrirë për disa sekonda, duke ulëritur madje nga dhimbjet. Një episod që i mban në ankth

“Bucks” për ndeshjen e pestë. Menjëherë pas dëmtimit të numrit 34 të Milluokit, Atlanta shpërthen me një rezultat parcial 12-0, duke e dërguar avantazhin në shifra të përgjithsh­me në +20 pikë. “Bucks” nuk kanë më forcë, mbi të gjitha psikologji­ke për reaguar dhe gjithçka mbyllet me festën e skuadrës vendëse. Gjashtë lojtarë të Atlantas regjistrua­n dopioshifë­r pikësh, ndërsa spikatën Lu Uilliams me 21 pikë, 8 asiste dhe 5 topa të rikuperuar në tabelë. Shkëlqeu gjithashtu edhe Bogdan Bogdanoviç, autor i 20 pikëve. Në radhët e Milluokit, Antetokoun­mpo zhvilloi një pjesë të parë të dobët, me vetëm 6 pikë të shënuara. Megjithatë, greku ndryshoi marsh me rifutjen në parket, duke realizuar 8 pikë në minutat e para të periodës së tretë, para se të largohej i dëmtuar. Ndërsa nga lojtarët e tjerë të “Bucks”, dopioshifë­r arritën vetëm Holidei (19) dhe Midëllton (15). Finalja e pestë do të luhet në orët e para të mëngjesit të nesërm, këtë herë në fushën e Milluokit. Ndërkohë për sa i përket Konferencë­s së Perëndimit, në mëngjesin e sotëm është zhvilluar ndeshja e pestë ndërmjet Klipers dhe Feniks, teksa “Suns” kryesonin 3-2 para kësaj sfide.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania