NOTAT E ANGLISË
PIKFORD 5 - I pavendosur në rivënie, gabon disa pasime të tepërta. U nis me vonesë të lehtë te goditja e dënimit e Damsgardit.
UOKER 6 - I dobishëm për Sauthgejtin, veçanërisht në rikuperimet në mbrojtje. U pa në më shumë se një rast në sprinte. STONS 6 - Administrim i rregullt për të, një provë pa shpërqendrime për mbrojtësin.
MEGUAJËR 6,5 - Limitoi dëmet nga prapa dhe u angazhua në duele të bukura me Shmajkëllin në më shumë se një rast. SHOU 6,5 - Shoqëroi aksionet në të majtë, me një qëndrim gjithmonë energjik dhe agresiv.
FILIPS 6 - Bëri pjesën e tij në manovrën mbrojtëse, por ishte më pak energjik se zakonisht. Meritë mbi të gjitha e kundërshtarëve danezë. Megjithatë, me kalimin e kohës, pati rritje.
RAJS 5,5 - Vuajti formën e mirë të mesfushorëve danezë dhe nuk arriti të fitonte kontrollin e repartit (nga 95' Henderson 6 - Kthjelltësi dhe gjeometri të nevojshme në fazën finale).
SAKA 7 - Fitoi duelin vendimtar me Maehlen duke dërguar në qendër topin që u shndërrua në 1-1 për shkak të autogolit të Kjaerit. Faktor vendimtar, jo vetëm për atë asist (nga 69' Grilish
5,5 - Impakt më pak dhe anonim se zakonisht; nga 105' Tripier, pa notë). MAUNT 5,5 - Plot dëshirë në mesfushë, nuk arriti megjithatë asnjëherë të jepte shkëndijën. U fiksua me manovrat e tij individuale pa ndihmuar shumë skuadrën (nga 95' Foden 6 - I dha një ndihmë të madhe presingut anglez në fund).
STERLING 7 - Provokoi autogolin e Kjaerit, pas pushimit u "zgjua" në pjesën kulminante dhe me zgjuarsi fitoi penalltinë e fitores. Megjithatë, një paraqitje dhe 11-metërsh shumë i diskutueshëm.
KEJN 6,5 - I zoti dhe me fat në rastin e penalltisë vendimtare. Arrin kuotën dyshifrore të golave në turnetë ndërkombëtarë, me 10 gola si Lineker. Trajneri SAUTHGEJT 6 - Angli e parashikueshme, e vendosur poshtë nga një Danimarkë kurajoze dhe me dëshirë. Fundi ishte në rritje, por ndjesia është që ajo penallti ishte tepër bujare.