Panorama Sport (Albania)

Anglia kundër tabusë, dy finalistet e fundit kanë humbur në shtëpi

Kapiten Kielini kërkon historinë, Kejn gati t’i prishë Cv-në

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Anglia luan në sh tëpi: mund të jetë një avantazh por edhe një problem. Sulmon si “Axurrët”, nis aksionin me tre mbrojtës, me dy mesfushorë mes të cilëve njëri duhet të bëjë regjinë e tjetri të ndjekë aksionin duke sulmuar pak a shumë si Insinje. Anglia duket më e brishtë në mbrojtje, sepse Pikford nuk është shumë i sigurt, por ka dikë si Kejn e shansin më të madh ndonjëherë në histori. Italia i frikëson, ajo e Ëemley mbetet gjithmonë një finale që mund të vendoset nga disa duele.

DI LORENCO KUNDËR STERLING – Italianët janë pregatitur për të vuajtë në të djathtë. Sterling është rreziku numër 1. Përveç yllit të Sitit, në korsi luan edhe Saka. 19 vjeç, por përvojë veterani, që detyron në stol emra si Foden e Grilish. Në korsi shtyn edhe Shou, pavarësish­t se është mbrojtës. Ndoshta nuk ka sprintin e Spinacolës, por mbivendose­t dhe mënyrën për të krosuar e gjen gjithmonë. Di Lorenco dhe Emerson do të sulmohen vazhdimish­t e në shpejtësi të larta. Vështirësi­në më të madhe e ka mbrojtësi i Napoli, i cili, siç u pa edhe ndaj Belgjikës, i vuan sprintet e shpeshta. Doku i krijoi telashe, por Italia e mbylli pa dëme të konsiderue­shme. Në kushte të ngjashme, mund t’i takojë Kiezës të sakrifikoh­et për të mbuluar më mirë korsinë. Kjo lëvizje duhet të jetë konstante, pasi Kejn e ka bërë zakon të tërheqë pas vetes qendërmbro­jtësit e të krijojë hapësirë për shokët që vinë nga krahët. Detyra shtesë për Bonuçin që duhet të bëjë roje pas shpinës së Di Lorencos, por edhe për Barelën që nevojite të bëjë sytë katër.

2 KUNDËR 2 NË MESFUSHË - Anglia ka një mesfushë të bukur. Nuk është Spanja që të torturon me qarkullim topi, por duelet fizike do të jenë në rend të ditës. Na falni, të finales. Nuk kanë ndonjë Pirlo apo Modriç, por diga Rajs-filips është solide, fizike dhe shpresh dominuese. Rajs zakonisht spostohet në të majtë duke ndihmuar manovrën sulmuese, ndërsa Filips nuk kujdeset shumë për gjeomtritë, por verikalizo­n mirë dhe shpesh. Në finale, Rajs do të duhet të kujdeset për Verratin, ndërkohë që Filips dhe Barela do të përbëjnë çiftin tjetër duelues. Dy mesfushorë­t italianë nëse luajnë siç bënë kundër Spanjës rrezikojnë fort të gjunjëzohe­n. Mançini shpreson që problemet t’i ketë shkaktuar qarkullimi i Spanjës e jo forma e dy trimave të tij. Në këtë aspekt është Zhorzhinjo që mund të ndryshojë ekuilibrat, por edhe “Profesori” do të ketë hallet e tij pasi do të mbulojë e do mbulohet nga Maunt, shok i tij tek Çelsi. Të dy njihen mirë, ndaj më dinaku syresh duhet të bëjë diferencën.

KIELINI “DADO” E KEJNIT - Historia ndaj Anglisë është pozitive për Italinë e cila nuk ka vuajtur kurrë siç i ka ndodhur ndaj Spanjës.

Po aq e vërtetë është se ka që nga viti 1966, që anglezët nuk shfaqen kaq kërcënues. Djemtë e Mançinit kanë qarkullim më të mirë, por me kusht që Verrati të jetë në formë. Nuk do të jetë e lehtë që “Axurrët” të kapin në befasi prapavijën angleze që mbron me Stons dhe Meguajër, por ka edhe Uokerin që është kthyer në specialist­e mbylljesh diagonale. Faktori “Ëembley” ka peshën e tij, si për mirë ashtu edhe për keq, ndaj Anglia e nis si favorite. Në këtë aspekt, italianët do të kapen pas kapitenit Kielini që po zhvillon një turne fantastike. Në moshën 37 vjeçarë është normale që të vuajë shpejtësin­ë e rivalëve, por me përvojë e forcë ka treguar, ndaj Lukakut, si me lojtarët fizikë e ka më të “lehtë”. Provat me Belgjikën dhe Spanjën lënë vend për optimizëm, megjithatë Kejn nuk është nga ata që trembet dhe pas tri golash në tri ndeshjet e fundit, është gati t’i dhurojë Anglisë një gol historik në shtëpi. Kielini do të ketë nevojë për Bonuçin që është treguar një shpatull e denjë në ndeshjet e fundit të kapitenit në kombëtare. Detyrat janë të vështira, por në këto nivele nuk ka asgjë të lehtë e askush nuk të dhuron asgjë. Përkundraz­i, mjafton një hutim dhe të ndëhskojnë. Kejn e di si bëhet dhe mezi pret t’i dhurojë një kënaqësi Mbretëresh­ës.

IMOBILE KA PUNË ME MEGUAJËRIN - Nëse prapavija italiane ka zhvilluar një turne fantastik, atëherë çfarë duhet të themi për atë angleze e cila pësoi golin e parë vetëm në gjysmëfina­le. Për më tepër në goditje dënimi ku fajet e portierit Pikford ishin të dukshme. Dy truprojat e portierit, Stons dhe Meguajër, kanë qenë praktikish­t të përsosur duke mos lënë asnjë sulmues rival që ta dërgojë topin në rrjetën e tyre. Duke marrë parasysh karakteris­tikat, do të jetë pikërisht qendërmbro­jtësi i Junajtidit ai që do të duhet të mbulojë Çiro Imobilen që në dy ndeshjet e fundit ka shënuar një rënie drastike. Finalja mund të jetë rasti ideal për të treguar se jo më kot ka qenë mes sulmuesve më të mirë të Serisë A në dy kampionate­t e fundit. Për Meguajërin vështirësi­të do të jenë minimale nëse bomberi do të vijojë në vazhdën e daljeve të fundit. Nëse Meguajër ka punë me Imobilen, Stons do të ketë disa vështirësi më tepër. Ai do të mbulojë Insinjen që shpesh vepron si 9 false, por edhe këdo tjetër që do të kridhet në zonën angleze. Nëse Mançini heq dorë nga Imobile, nuk do të ishte çudi që në finale Italia të zhvillojë 4-3-3-shin e saj me një tredhëmbës­h të tipit Berardiins­inje-kieza. Pa pika referimi, ngarkesa e markimit të anglezëve do të rritej ndjeshëm, aq më tepër që një sulm me tre këmbëshpej­të do t’i hapte telashe shtesë jo vetëm prapavijës disi të ngathët angleze, por edhe digës Rajs-filips që do të përjetonin finalen duke u ruajtur edhe pas shpine...

 ??  ?? Kejn dhe Kielini
Kejn dhe Kielini
 ??  ?? Di Lorenco dhe Sterling
Di Lorenco dhe Sterling
 ??  ?? Verrati dhe Filips
Verrati dhe Filips
 ??  ?? Meguajër dhe Imobile
Meguajër dhe Imobile

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania