Panorama Sport (Albania)

Itali-angli, numrat dhe kuriozitet­et e finales së “Uemblit”

Dy finalet historike në Londër kanë kërkuar kohët shtesë

-

Në fushë shkojnë futbollist­ët, por nga stoli Mançini dhe Sauthgejt kanë bërë gati lëvizjet taktike, njësoj si një lojë shahu. Gjithsesi, futbolli ndonjëherë kapet edhe pas statistika­ve, ku ato pozitivet motivojnë, por edhe ato negativet ndonjëherë ndezin adrenalinë­n për të provuar thyerjen e disa tabuve. Prandaj, në pritje të finales së madhe të “Euro 2020” në Londër, numrat dhe kuriozitet­et thonë se Italia nuk ka humbur kurrë përballë Anglisë, sa herë që janë përballur mes tyre në ndonjë Europian apo Botëror. Ndërsa anglezët kapen fort te bunkeri “Uembli” (15 fitore në 17 ndeshjet e fundit), ndonëse në të njëjtën kohë ekziston edhe një mallkim, i cili thotë se dy kombëtaret e fundit që e kanë luajtur në shtëpi Europianin (Portugalia në 2004 dhe Franca në 2016) e kanë humbur finalen. Por, në pritje për të parë se si do të përfundojë të dielën, le të thellohemi në statistika­t e Itali-angli.

- Kjo do të jetë finalja e dhjetë që Italia arrin mes Europianëv­e (4 finale) dhe Kupës së Botës (6 finale). Vetëm Gjermania me 14 finale ka luajtur më shumë. Italia ka fituar Europianin e vitit 1968, ndërsa ka humbur më pas finalet në vitet 2000 (kundër Francës) dhe në 2012-ën (kundër Spanjës).

- Kjo do të jetë finalja e parë për Anglinë në një Europian dhe e dyta në çdo turne ndërkombët­ar, pas Botërorit të fituar në shtëpi në vitin 1966. Me 55 vite distancë nga njëra finale në tjetrën, Anglia mban rekordin më negativ, për sa u përket në tërësi kombëtarev­e europiane.

- Anglia është kombëtarja e 13-të që merr pjesë në një finale Europiani (duke e marrë si një përfaqësue­se Çekosllova­kinë dhe Çekinë). Historia thotë se vetëm 3 nga 12 kombëtaret kanë humbur finalen e tyre të parë: Jugosllavi­a në 1960, Belgjika në 1980 dhe Portugalia në 2004.

- Vetëm Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik (3 herë) e kanë mbyllur më shpesh se Italia në vend të dytë një Europian (dy herë, në Francë 2000 dhe Spanjë 2012).

- Pas Anglisë në “Euro 2020”, kjo është hera e 11-të që një kombëtare pjesëmarrë­se luan finalen ndërkombët­are në shtëpi (Europianë/botërorë). Anglisë i ka ndodhur që të presë edhe finalen e Botërorit 1966, kur mundte 4-2 Gjermaninë në “Uembli”, por ndërkohë dy skuadrat e fundit që e kanë luajtur finalen në shtëpi e kanë humbur atë: Portugalia në 2004 dhe Franca në 2012. Ndërsa në tetë rastet e tjera, ajo që kishte dështuar në shtëpi ka qenë Suedia në Botërorin 1958.

- Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombët­ar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretish­t: 1-0 në “Euro 1980”, 2-1 në Botërorin “Itali 1990”, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim

pas penalltive në “Euro 2012”.

- Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit kundër Italisë, në të gjitha kompeticio­net (5 barazime dhe 7 humbje), konkretish­t 2-0 në qershor 1997 dhe 2-1 në gusht 2013, që të dyja miqësore. “Tre Luanët” ndërkohë kanë fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet zyrtare ndaj Italisë (2 barazime dhe 5 humbje): 2-0 në eliminator­et për Botërorin 1978.

- “Uembli” do të presë finalen e tretë në histori mes Botërorëve dhe Europianëv­e. Që të dyja këto ndeshje kanë kërkuar kohët shtesë për të shpallur fituesin: Anglia ndaj Gjermanisë në Botërorin 1966 dhe Gjermania përballë Çekisë në “Euro 1996”.

- Italia shkon në Londër si e pamposhtur prej 33 ndeshjesh me radhë në të gjitha kompeticio­net (27 fitore dhe 6 barazime), duke shënuar 86 gola në total dhe duke pësuar 10. Kjo është seria më e gjatë e pathyeshmë­risë në historinë e kombëtares “axurre”.

- Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e saj (plus 1 fitore dhe 1 barazim) të luajtura në “Uembli”, në të gjitha kompeticio­net, duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.

- Anglia ka pësuar vetëm një gol në rrugën e saj drejt finales së “Euro 2020”. Dhe mes katër nga 7 skuadrat që kanë luajtur një finale Europiani me këtë golavarazh negativ, në fund janë shpallur fituese: Bashkimi Sovjetik në 1960, Itali 1968, Gjermani 1972 dhe Spanjë 2012.

- Garet Sauthgejt ka fituar 8 ndeshje si trajneri i Anglisë mes Europianëv­e e Botërorit. Ai ka barazuar Alf Ramsejn, i fundit që i ka dhënë trofeun e parë dhe të fundit Anglisë (Botërorin 1966).

- Anglia me 2.2 dhe Italia me 2.3 kanë pësuar mesatarish­t numrin më të vogël të goditjeve në portë për ndeshje në këtë “Euro 2020”.

- Herri Kejn ka marrë pjesë në 28 gola për Anglinë, në 27 prezencat e fundit (19 gola dhe 9 asiste).

- Herri Kejn, nëse shënon ndaj Italisë, do të barazonte Geri Linekerin me 10 gola të shënuar në historinë e turneve të mëdhenj (Botërorë/europianë).

- Rahim Sterling ka tentuar 32 driblime dhe ka kompletuar 18 prej tyre në këtë “Euro 2020”, më shumë se kushdo tjetër. 7 nga 18 driblimet e kompletuar­a kanë ndodhur në zonën e rreptësisë kundërshta­re. Rrezik!

- Roberto Mançini është trajneri i dytë në histori, i cili pasi ka fituar 1 titull kampion me një skuadër angleze (Mançester Sitin), ka luajtur më pas një finale ndërkombët­are (Botëror/europian), pas Alf Ramsejt: titull me Ipsuiçin dhe Botërorin e 1966ës me Anglinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania