Panorama Sport (Albania)

Kejn dhe Sterling, të sinqertë: S’ishte penallti

Sulmuesi i Mançester Sitit: Rëndësi ka që topi hyri brenda

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

“Ne ishim me fat”. E thonë edhe ti fozët anglezë, përveçse edhe protagonis­tët në fushë. Po, sepse në kulturën angleze nuk ka kompromise të tilla me të vërtetën. Edhe kampionët në fushë, kapiteni Herri Kejn dhe Rahim Sterling, aktorët direktë që përfituan prej vendimit të arbitrit Dani Makelie për të vërshëllye­r penalltinë në shtesën e gjysmëfina­les Anglidanim­arkë në “Wembley”, e pranojnë se vendimi i kryesorit holandez ishte bujar.

KEJN – Njeriu që e dërgoi Anglinë në finalen e parë të një Europiani, Herri Kejn, pranoi për mikrofonat e televizion­it “ITV” se goli i përmbysjes së britanikëv­e ishte një penallti shumë e lehtë. “Nuk mendoj se ishte një penallti”, tha Kejn pas ndeshjes. “Ishte një penallti shumë e lehtë”.

STERLING – Me një gjysmë zëri, por e pranon edhe Rahim Sterling, pavarësish­t se njeriu që fitoi 11-metërshin tha në momentet e para të pasndeshje­s se mendonte se ishte një penallti. “Unë hyra në zonë dhe ai zgjati këmbën e tij të djathtë. Por, për sa kohë topi hyri në rrjetë, kjo është ajo që ka rëndësi”, tha sulmuesi i Garet Sauthgejti­t, i cili më pas e vlerësoi kështu ndeshjen me Danimarkën: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer. Ne duhet të sulmonim vazhdimish­t. Ishte hera e parë që pësonim gol, por u përgjigjëm mirë dhe treguam shpirt të gare. E dinim që do të ishte e vështirë. Qëndruam të duruar dhe duke pasur freskinë fizike dhe agresivite­tin që kemi në skuadër, do të shkonte gjithçka në rregull. Është një tjetër hap në drejtimin e duhur”. Për sulmuesin e Mançester Sitit, tani është momenti për të menduar për Italinë: “Është një tjetër hap në drejtimin e duhur. Tani duhet të përqendroh­emi për fundjavën. E dimë se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend. Energjia, atmosfera... ishin fantastike. Tani kemi Italinë. Do të festojmë pak dhe pastaj do të përqendroh­emi tek ata”.

 ??  ??
 ??  ?? Sterling pas kontaktit me Mehle në zonë
Sterling pas kontaktit me Mehle në zonë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania