Panorama Sport (Albania)

Finale e ngushtë, Sterling do të shkëlqejë sërish

- Nga ALAN SHIRER

Finalja do të jetë një ndeshje shumë e ngushtë, sepse Italia është një kundërshta­re e shkëlqyer. Ata kanë 33 ndeshje që nuk humbasin dhe çfarëdollo­j standardi futbolli të jesh duke luajtur, kjo është një shifër e shkëlqyer. Ne i kemi parë ata “live” disa herë gjatë turneut dhe ashtu si Anglia, kanë një grup të shkëlqyer. Kanë shpejtësi në të dy krahët dhe kanë dy mbrojtës gjigantë si Bonuçi dhe Kielini në qendër, me shumë eksperienc­ë. Pavarësish­t se ata luajtën edhe në kohën shtesë në gjysmëfina­len me Spanjën, Bonuçi vendosi të ekzekutont­e edhe një penallti. Në shtëpi (në Njukasëll) u ktheva rreth orës 4 të mëngjesit, por ia vlejti. Çfarë mbrëmjeje, çfarë atmosfere! Ishte një moment i shkëlqyer. Ne e thamë përpara se të shkelmohej topi i parë në këtë Europian, se shpresonim që Anglia të mbërrinte deri në një moment të tillë, për të na dhënë diçka për të festuar, diçka që të shpresojmë. Dhe ata e bënë të gjithë këtë. Çfarë muaji ka qenë për ne. Këta djem kanë bërë më shumë se ne në 1996 kur u eliminuam me penallti në gjysmëfina­le. Mendoja se edhe me Danimarkën do të shkonte me penallti, por fatmirësis­ht për nervat e të gjithëve, nuk shkoi, pasi është më e lehtë që të jesh një futbollist në fushë sesa tifoz në tribunë. Isha në tribunë me Linekerin dhe Klinsmanin dhe të tre po thoshim se sa e tmerrshme është për një tifoz. Të paktën kur je në fushë, i kontrollon gjërat. Duhet të jemi shumë të shqetësuar për Italinë, por do ketë hapësirë pas, sepse ata luajnë me linjën lartë. Shpresoj dhe pres shumë që Sterling të jetë i pabesueshë­m sërish. Ai ishte i shkëlqyer me Danimarkën. Mund të depërtojë në mbrojtjen italiane. Në një intervistë pas një ndeshjeje, Sauthgejt tha se ai ka ende plagën e penalltisë që humbi në 1996. Por, nuk duhet ta ketë, sepse askush nga ne nuk e fajësoi atë dhe ai luajti një rol në suksesin tonë. Ne duhet ta kishim fituar të ndeshje për 90 minuta ose në shtesë me golin e artë në atë kohë. Kështu që ai duhet ta harrojë atë. E ka shlyer me këtë turne këtë muaj. I kemi të gjithë gishtat e kryqëzuar për Anglinë që ta fitojë këtë turne, por çfarëdo që do të ndodhë të dielën, ne duhet të ndihemi shumë, shumë krenarë për atë që ai dhe kjo skuadër na dhanë këtë muaj, sepse na kanë transmetua­r shumë gëzim, lumturi dhe emocion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania