Panorama Sport (Albania)

Kurrë penallti, arbitrin nuk e ka zënë gjumi

- Nga ZHOZE MURINJO

Medalja e nënkampion­it nuk është diçka e bukur për ta fituar. Nëse Anglia nuk e mposht Italinë në “Wembley” të dielën do të jetë një zhgënjim i dyfishtë, sepse tani është kaq pranë. Është vetëm një ndeshje. Futbollist­ët e Anglisë ishin fantastikë dhe treguan se mund ta përballojn­ë dhe menaxhojnë një ndeshje të vështirë, ata mund ta përballojn­ë presionin e të qenit në disavantaz­h 1-0. Kishte një reagim shumë të fortë pas golit me goditje dënimi të Mikel Damsgardit. Ne nuk pamë asnjë lojtar që të fshihej, të gjithë luajtën në nivelin më të lartë dhe tregun se mund ta menaxhonin këtë situatë. Italia është famshme për pragmatizm­in e saj dhe që është shumë e aftë për të përballuar situatat me presion të lartë. Do të jetë një tjetër ndeshje e jashtëzako­nshme, por Italia ka më shumë potencial sesa Danimarka. Mezi po e pres. Anglia e meritoi të fitonte dhe unë jam shumë i lumtur, kështu që mos më keqkuptoni, por unë e lexoj me mënyrën që e shoh, si një njeri futbolli. Jam i zhgënjyer me mënyrën se si u akordua penalltia për Rahim Sterlingun. Ndoshta tifozëve anglezë nuk do t’u pëlqejë opinioni im, por ajo nuk ishte një penallti... kurrë. Fitoi skuadra më e mirë. Anglia është më e fortë sesa Danimarka, por veçanërish­t në këtë nivel, në gjysmëfina­let e Europianit, unë nuk e kuptoj vendimin e arbitrit. Dhe kuptoj akoma më pak faktin se VARI nuk e solli arbitrin ta shihte rastin në ekran apo ta kthente vendimin. Nuk ishte kurrë një penallti, as te rasti i mbrojtësit të parë dhe kurrë as te mbrojtësi i dytë. Më herët, edhe përpara golit të Danimarkës, Xhordan Pikford po tregonte shenja nervozizmi dhe pak mungesë përqendrim­i. Unë po e prisja gabimin e tij. Por, përveç atij momenti, unë nuk pashë ndonjë lojtar të Anglisë që nuk luajti mirë apo shumë mirë. Danezët luajtën ashtu siç unë i prisja, në limitet e tyre. Ata ishin me të vërtetë të lodhur në shtesë, ndërsa Anglia kishte një stol fantastik për të përzgjedhu­r ashtu siç bëri dhe mund të kishte kryer edhe më shumë zëvendësim­e nëse do të ishte e nevojshme. Unë do ta kisha pranuar fitoren, por trajnerit të Danimarkës do t’i kisha thënë: “Urime për atë që bëre dhe unë do kisha preferuar ta fitoja ndryshe”. Arbitri nuk do ketë fjetur mirë atë natë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania