Panorama Sport (Albania)

Gjykon arbitri më i pasur në botë, UEFA i beson një tjetër holandezi

-

Komiteti i Arbitrave të UEFA-S ia besoi finalen Itali-angli të dielën në “Wembley” gjyqtarit holandez, Bjorn Kaipers. 48-vjeçari, gjyqtar ndërkombët­ar që prej vitit 2006, do të festojë të dielën finalen e tij të 7-të në kompeticio­net e UEFA-S pas asaj Marsejë-atletiko Madrid (Liga e Europës 2018), Champions-it Real Madrid-atletiko në 2014, Ligës së Europës 2013 (Benfika-çelsi), Superkupës së Europës 2011 (Barcelona-porto), Kampionati­t Europian U-21 në 2009 (Gjermani-angli) dhe finales së U-17 të Kampionati­t Europian mes Republikës Çeke dhe Rusisë në vitin 2006. Kaipers ishte pjesë e grupit të gjyqtarëve në “Euro 2012”, Botërorin 2014, “Euro 2016” dhe Botërorin 2018. Në “Euro 2020”, ai ka gjykuar dy ndeshje në fazën e grupeve: humbjen 2-1 të Danimarkës kundër Belgjikës dhe fitoren rekord të Spanjës ndaj Sllovakisë (5-0) dhe pritej që UEFA t’i besonte ndeshjen më të rëndësishm­e të turneut. Ai ishte gjithashtu gjyqtar i katërt në fitoren 1-0 të Anglisë në grup kundër Kroacisë. Të dielën në “Wembley” Kaipers do të ndihmohet nga dy asistentët holandezë, Sander van Roekel dhe Ervin Zeinstra, ndërsa arbitër i katërt do të jetë spanjolli Karlos del Serro Grande. Gjyqtar i VAR-IT do të jetë gjermani Bastian Dankert, i cili do të shoqërohet në dhomë nga Pol van Boekel (Holandë), Kristian Gitelman dhe Marko Fric (Gjermani). Huan Karlos Juste Himenez (Spanjë) plotëson arbitrat e VAR-IT, si arbitër asistent rezervë. Kaipers është arbitri më i pasur në botë. Ai është pronari i një rrjeti supermarke­tesh që sponsorizo­n edhe Maks Vershtapen­in dhe tashmë hyn në histori si i pari gjyqtar holandez që do të vendosë drejtësi në një finale të Kampionati­t Europian. Si anglezët dhe italianët kryqëzojnë gishtat që ai të mos u vjedhë protagoniz­min të dielën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania