Panorama Sport (Albania)

Nagelsman, një “klon” i Pepit

Nga stërvitja intensive te taktikat e shumta, të dy janë të çmendur për futbollin

-

Mania Pep Guardiola ka nisur sërish te Bajerni. Kjo për shkak të trajnerit të ri, Julian Nagelsman, i cili të mërkurën kreu stërvitjen e parë në “Sabener Shtrase”. Mimikat, taktikat dhe stërvitja, u kujtuan shumë prej punonjësve ish-trajnerin Pep Guardiola. Spanjolli ishte trajner i Bajernit nga viti 2013 deri në 2016. Ai revolucion­oi futbollin bavarez teksa e dërgoi atë në një nivel të pamenduar më parë, edhe pse kjo nuk mjaftoi për ta fituar Championsi­n. 33-vjeçari Nagelsman është një admirues i vjetër i spanjollit dhe këtë e ka pranuar edhe vetë. “Bild” tregon se çfarë kanë të përbashkët Nagelsman dhe trajneri i Mançester Sitit. STËRVITJA Nagelsman komenton çdo ushtrim, çdo lojë, ashtu si Pep. Gabimet më të vogla vihen në pah nga ai dhe më pas korrigjohe­n menjëherë. Julian bërtet herë pas herë duke motivuar më shumë lojtarët dhe u kërkuar atyre shpejtësi në lëvizje. Reagimet e tyre në stërvitje janë të menjëhersh­me. Guardiola ka të njëjtin stil, bërtet, motivon dhe imiton çdo ushtrim personalis­ht. Stërvitja nuk nis derisa lojtarët të kenë kuptuar me saktësi se çfarë kërkon

trajneri nga ra. TAKTIKA

Të dy trajnerët janë të çmendur pas taktikave. Ata studiojnë në detaje çdo gjë që ndodh në ndeshje dhe mundohen ta

zbërthejnë. Nagelsmani, ashtu si Pep, është i qartë për atë që kërkon gjatë lojës. Rrjedha e saj nuk duhet të jetë kurrsesi e rastësishm­e. Çdo pasim duhet të llogaritet me kujdes, asnjë

lëvizje e pallogarit­ur që do të zhbalancon­te skuadrën. Nagelsman e demonstroi këtë gjë në stërvitjen e parë teksa hyri dhe ndërpreu disa herë stërvitjen duke këshilluar

lojtarët e rinj. Ndryshimi i vetëm nga Pep është se Nageslam i merr taktikat me vete në fushë me anë të një tabele. Aty mund të shihet qartë se çfarë moduli do të luajë skuadra, të paktën në ato ndeshjet brenda grupit. Pep preferon ta mbajë tabelën e taktikave në dhomat e zhveshjes. Nagelsman nuk kërkon të bëjë gabimet e Pepit që në ndeshje të mëdha shpeshherë mbyt skuadrën me këshilla taktike duke e bllokuar atë. Julian kërkon t’i zgjidhë gjërat e komplikuar­a sa më thjeshtë.

TË FIKSUARIT

Pep dhe Nagelsman jetojnë vetëm me futbollin. Është e vështirë që t’i takosh dhe bisedosh për ndonjë gjë tjetër. Idetë për taktika dhe mënyra të reja stërvitjej­e rrjedhin çdo ditë si një lumë.

VETËBESIM

Nagelsman u ul në podiumin e prezantimi­t te Bajernit me një vetëbesim të madh. Ai dominoi skenën ashtu siç bëri Pep në kohën kur erdhi te kampionët e Gjermanisë. Asnjë pyetje nuk ishte e tepruar dhe sfidat i pranoi publikisht duke mos e përmendur kurrë fjalën dështim. Nagelsman tregoi qetësi dhe maturi në fjalët e tij duke respektuar historinë e klubit. ELEGANTË

Pep dhe Nagelsman kanë një gjë tjetër të përbashkët. Atyre u pëlqen të veshin rroba elegante dhe ekstravaga­nte. Pulovra e hollë e Nagelsmani­t në prezantim ishte dhe veshja e preferuar e trajnerit spanjoll. Guardiola dominoi me futbollin e tij te Bajerni duke fituar vetëm kampionate, gjë që Nagelsman sigurisht kërkon ta ndryshojë duke fituar Champions-in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania