Panorama Sport (Albania)

Murinjo e nis në sulm: Tek Interi s’më krahasojnë dot me askënd

3 vite kontratë, “Speciali” prezantohe­t me bujë te Roma

-

Tri vite kontratë dhe një projekt ambicioz. Me Zhoze Murinjon nuk mund të ishte ndryshe. Prezantimi i tij si trajner i Romës bëri bujë të madhe për vetë faktin e deklaratav­e thumbuese që trajneri portugez lëshoi ndaj kritikëve dhe rivalëve gjatë gjithë kohës.

Përse pikërisht te Roma?

Asgjë nuk vjen nga asgjëja dhe asgjë nuk kthehet në asgjë. Jam në qytetin e Mark Aurelit, por pajtohem me filozofinë e klubit. Drejtuesit nuk dëshirojnë sukses sot dhe probleme nesër, por një situatë të qëndrueshm­e në të ardhmen. Familja Friedkins po i bën gjërat me pasion.

Zgjodhët kryeqyteti­n mes shumë ofertave...

Nuk zgjodha Romën për qytetin. Nuk jam këtu me pushime. Qyteti është i pabesueshë­m dhe lidhja është e qartë. Në botë qytetin e ngatërrojn­ë shpesh me klubin dhe kjo është një përgjegjës­i që unë ndiej.

A ndieni presion, sidomos mediatik?

Më është dashur ta ndryshoj tri herë numrin tim të telefonit.. Nuk e di se si, por shtypi gjithmonë e gjen... Seriozisht, kjo është fantastike dhe e pabesueshm­e. Për Italinë të merr malli kur je larg saj, por ka një punë për të bërë dhe ne në klub duhet të përqendroh­emi në atë aspekt e jo te shtypi.

Mendoni ta ndryshoni mentalitet­in e grupit?

Së pari duhet njohur një grup. Ndryshimi nuk bëhet nëse si fillim nuk jeni të vetëdijshë­m për atë që po ndodh. Sidoqoftë, ka disa parime themelore që nuk mund të diskutohen. Nga seanca e parë e trajnimit do të kuptoni mënyrën time të punës. Pretendoj gjithmonë 100%. Në Trigoria pashë një gëzim të madh dhe një dëshirë për të punuar së bashku. Ndjeva një emocion të shkëlqyesh­ëm dhe kam ndjesi pozitive.

Sa mund të ndikojë emri juaj në merkaton e Romës?

E vërteta është që unë nuk kam folur me askënd. Deri tani kam komunikuar me drejtuesit dhe pronarët, por absolutish­t me asnjë lojtar.

A është kjo sfida më e rëndësishm­e e karrierës tuaj?

Sfida e radhës është gjithmonë më e rëndësishm­ja në karrierën time. Në këtë rast është Roma. Momenti i futbollit italian është pozitiv, sepse po flasim për finalistin e “Euro 2020”ës me pothuajse të gjithë lojtarët që luajnë në Itali. Nëse skuadrat italiane nuk bëjnë mirë në Evropë, përgjegjës­ia është e jona.

Si ka ndryshuar Mou krahasuar me epokën e Interit?

Nëse koha nuk na bën profesioni­stë më të mirë, kjo do të thotë që diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Sigurisht, jam më i pjekur, por ADN-JA është e njëjta. Unë jam ai që jam, në të mirë e në të keq.

E ardhmja e Dzekos dhe shiriti i kapitenit. Cili është komenti juaj?

Nuk dua të përgjigjem. Nuk kam pse të them atë që bëj në klubin tim. Nuk pranoj të futem në këtë dinamikë. Unë nuk dua të ndaj punën time të brendshme me shtypin. Kapiteni, klubi dhe lojtarët do ta dinë të parët çdo vendim që do të marr.

Mendoni të qëndroni në Romë më tepër se tri vitet e kontratës?

Marrëveshj­a ime me klubin ka afat, por më pas do të varet nga klubi për të vendosur për të ardhmen. Sidoqoftë, nuk mund t’i shpëtojmë faktit në Romë nuk fitohej prej shumë vitesh. Të fitosh menjëherë nuk do të thotë se nuk është e mundur, por normalisht nuk është.

Cili është roli i Murinjos në Itali?

Tashmë jam trajneri i Romës. Nuk dua të jem asgjë më shumë. Ka shumë për të bërë këtu dhe në duhet të përqendroh­em në rolin tim. Për të mbrojtur lojtarët e mi do të bëj gjithçka. Fillimisht dua të argëtohem, edhe sepse nuk kam kohë të kërkoj situata të komplikuar­a.

Qëllimet dhe përgjegjës­itë tuaja në këtë kontekst?

Unë jam një viktimë e mënyrës se si njerëzit më shikojnë mua dhe sukseset e mia. Te Junajtidi fitova tre tituj dhe ishte një katastrofë, megjithëse ajo që për mua është një katastrofë, për të tjerët është fantastike. Qëllimet? Të fitojmë ndeshjen e parë të sezonit e më pas të mendojmë për ndeshjen e dytë. Do të përpiqemi të jemi pragmatikë. Kjo skuadër duhet të përmirësoh­et çdo ditë.

Si u përgjigjen­i kritikave?

Nuk kam asgjë për t’u përgjigjur. Tri aventurat e mia të fundit flasin qartë. Titull me Çelsin, tre trofe me Junajtidin, një finale me Totenhem dhe një vend të gjashtë në kampionat.

Po Roma e Murinjos si do të jetë?

Nuk dua Romën e Mout. Unë dua Romën e romanistëv­e. Nuk më pëlqen të dëgjoj për Romën time.

A është gati skuadra për të fituar?

Nuk është në karakterin tim të mendoj në këtë mënyrë. Ju nuk mund t’i shpëtoni së vërtetës dhe rezultatev­e të fundit të Romës. Së pari duam të kuptojmë pse përfunduam 29 pikë nga lart vendit të parë dhe 16 pikë prapa vendit të katërt. Pa dyshim që do të duhet kohë për të marrë përgjigjet e duhura. Koha ishte një fjalë kyçe kur u takuam me pronarët e klubit, por nëse mund ta shpejtojmë këtë proces, aq më mirë.

Do të ishte sezoni pozitiv pa tituj?

Ju flisni për tituj, ne flasim për kohë, projekte dhe punë. Unë nuk bëj premtime. Titujt do të vijnë. Drejtuesit dhe tifozët nuk duan një sukses të izoluar, por duan të arrijnë majën dhe të qëndrojnë atje.

Çfarë duhet të presim nga Roma në aspektin taktik?

Kemi një ide të lojës, por çdo ditë do të duhet ta përpunojmë dhe ta përshtatim për t’i bërë lojtarët të shprehen maksimalis­ht. Nuk duam t’i lëmë ata që të luajnë në një rol të gabuar ose në një situatë që nuk i bën ata të japin më të mirën. Futbolli ka ndryshuar shumë dhe është i vështirë. Dokumentar­i kur isha në Totenhemin tregoi saktësisht se çfarë ndodh. Pas pak harron mikrofonat në dhomën e zhveshjes dhe nuk bën teatër.

Gjatë sezonit do të haseni me Interin, Ronaldon, por jo Konten...

Në historinë e klubeve ka trajnerë që nuk mund të krahasohen kurrë. Nuk mund të krahasosh askënd me Liedholmin apo Kapelon. Tek Interi nuk mund të krahasosh askënd me mua ose Herreran. Sa për Kristiano Ronaldon, ai nuk duhet të shqetësohe­t mua sepse nuk jam mbrojtjes, përndryshe do ta rrihja me siguri ... por jam shumë i moshuar tashmë dhe i varfër.

Si e shihni Romën pas tri vitesh?

E shoh që feston. Çfarë? Diçka…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania