Panorama Sport (Albania)

Kuqezi deri në 2026, Tonali: Krenar për klubin e zemrës

-

Tashmë është zyrtare, Milani është bindur dhe ka blerë përfundimi­sht kartonin e mesfushori­t Sandro Tonali. Marrëveshj­a është mbyllur mbi bazën e 17 milionë eurove të cilave u shtohen edhe 10 milionë eurot e marra paradhënie për huazimin e sezonit të kaluar. Që nga sot ai është në pronësi të Milanit, për të cilin pranoi të reduktonte me 300 mijë euro rrogën sezonale. Mesfushori bëri 37 paraqitje për kuqezinjtë sezonin e kaluar duke mos qenë dot protagonis­t, por drejtuesit janë të bindur për cilësitë e tij dhe i kanë ofruar kontratë 5-vjeçare. Vetë Tonali ka dhënë dje edhe një intervistë për televizion­in e klubit.

TRANSFERIM­I - “Pa vullnetin e palëve ky transferim ishte vërtet i vështirë, megjithatë jam i lumtur për veten dhe Milanin, por dhe për njerëzit që u siguruan që gjithçka të shkonte mirë”.

VITI I PARË KUQEZI – “Jam i kënaqur, duke luajtur 37 ndeshje për Milanin është si të luash 100 në një ekip tjetër. Ishte e mrekullues­hme, megjithatë besoj se rritja ime do të vijojë këtë vit”.

MALL - “Një gjë që më ka munguar janë ndeshjet dhe i gjithë ekipi. Vjet e filluam shumë të fortë, pastaj u ngadalësua­m dhe mandej u kthyem në nivelin tonë. Nuk ka më kohë për të pritur ose për të pasur ndonjë alibi për këtë sezon. Ne jemi jam gati”.

CHAMPIONS-I - “Do të duhet të bëjmë më shumë se ato që kemi bërë deri më tani. Champions-i është një turne prestigjio­z dhe të gjithë do të japin 150%. Personalis­ht ndihem i rritur si brenda dhe jashtë fushës, çka është më e rëndësishm­ja në këto momente të jetës dhe karrierës. Them se jam më i pjekur në shumë mënyra”.

MIQTË NË EKIP - “Kam krijuar një lidhje të fortë me Daniel Maldinin dhe Kolombon, të cilët janë pothuajse në moshën time, por edhe me italianët e tjerë në skuadër. Te Milani jemi një grup shumë kompakt”.

KJAER - “Simoni është më shumë kapiten jashtë fushës. Ai është si babai ynë pasi shpesh na trajton si fëmijë”.

PAOLO MALDINI - “Gjithmonë ka një efekt, e të gjithë e shohim me një sy tjetër. Maldini është një legjendë, por edhe si person, është kënaqësi ta takosh”.

KOMBËTARJA – “E kam të vështirë të mendoj për të ardhmen, me një fjalë le të shohim se si do të shkojë. Le të shohim nëse mund ta meritoj një fanellë aq të rëndë. Shokëve në kombëtare i uroj fat për të dielën”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania