Panorama Sport (Albania)

Vllazninë e masakron arbitri rus, por një gol jep shpresë

Krymi e Brdariç dalin me të kuq, Çoba shënon në shtesë

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia rikthehet në Europë me një hum bje tronditëse 3-1 në Ligën e Konferencë­s, por ndeshja e djeshme në Bosnjë kundër Shiroki Brijegut mund të cilësohet si një masakër nga arbitri rus Aleksei Matjunin. Dy penallti të paqena në favor të boshnjakëv­e, por edhe 12 kartonë të verdhë dhe dy të kuq kundër kuqebluve, e kthyen mbrëmjen europiane në një makth për shkodranët. Kapiteni i Shirokit, Mato Staniç, shënoi dy herë nga pika e bardhë në minutat 43 dhe 53, ndërsa afër fundit, zëvendësue­si Daniel Lukiç, trefishoi shifrat. Mirëpo, rrjeta e sulmuesit shkodran, Mehdi Çoba, në kohën shtesë, lë një shpresë për ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi” që do të luhet më 15 korrik. Në këtë takim shkodranët do të bëjnë pa mesfushori­n Ardit Krymi, i cili dje la fushën para kohe për shkak të kartonit të kuq në minutën e 89-të. Në të njëjtin moment u ndëshkua për protesta edhe trajneri Tomas Brdariç dhe do të ndjekë ndeshjen nga tribuna në Shkodër pas këtij kartoni të kuq. Vllaznia mund të shënonte më shumë se një gol, por nuk diti t’i shfrytëzoj­ë rastet për shënim. Ardit Hoxhaj goditi traversën, ndërsa për rezultatin final më tepër vendosi gjykimi, me një tendencë të hapur nga arbitri rus për të dënuar shkodranët. Penalltitë e boshnjakëv­e ishin inekzisten­te, por ai gol i Çobës në frymën e fundit e bën edhe më intrigues takimin e kthimit, paçka se tashmë me rregullore­n e ndryshuar (nuk të favorizon goli në fushë kundërshta­re), Vllaznia duhet të fitojë 3-0 për t’u kualifikua­r ose të paktën 2-0 për ta çuar ndeshjen në shtesën dy herë nga 15 minuta.

PJESA E PARË

Brdariç e nis me Da Silvën dhe Latifin nga stoli, duke besuar më shumë te një Vllazni me muskuj për t’iu përshtatur disi kundërshta­rit, që është agresiv për topin e parë. Starti i lojës i jep të drejtë trajnerit kuqeblu, pasi Vllaznia bën presing lart dhe arrin të rrezikojë seriozisht portën me Fjoart Jonuzin. Mirëpo, pas 7 minutave të para ku shkodranët ishin të vendosur mirë në fushë dhe nuk linin hapësira, Shiroki fiton terren dhe arrin të krijojë disa raste të pastra për shënim. Sulmuesi kryesor, Vujinoviç, i afrohet disa herë golit, por portieri Zogoviç është në një ditë të mirë. Brdariç

beson shumë tek Ardit Hoxhaj dhe Arsid Kruja, që dalin befasisht nga krahët, por vlonjati shpërdoron një rast të artë për të kaluar në avantazh shkodranët. Këtu merr kthesë edhe loja, pasi nga ky moment, boshnjakët nisin të dominojnë. Krahu i majtë i Vllaznisë me

Bulatoviçi­n fut ujë dhe aty boshnjakët sulmojnë me forca të shumta. Shkodranët rezistojnë edhe falë një super Zogoviç, por portieri malazez nuk ka se çfarë të bëjë kur arbitri rus jep një 11-metërsh të çuditshëm pas një kontakti normal në zonë të Gurishtës

dhe sulmuesit Juril. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-0 për Shirokin pas golit të Staniçit nga pika e bardhë, por në limit Hoxhaj dogji shansin e barazimit 1-1. PJESA E DYTË

Pas pushimit trajnerët e nisin me të njëjtët futbollist­ë,

ndërsa Shiroki i afrohet golit të dytë me Ikiçin në një moment pakujdesie të mbrojtjes shkodrane. Mesfushori boshnjak bëhet protagonis­t vetëm tri minuta pas këtij rasti, ku rrëzohet në zonë dhe fiton një penallti të pabesueshm­e, në një kohë që është ai që bën faull ndaj Krymit. Arbitri rus i habit të gjithë, nga lojtarët në fushë dhe deri te stafi në pankinë. Staniç nuk gabon nga pika e bardhë, ndërsa avantazhi i dyfishtë dhe kartonët e verdhë të njëpasnjës­hëm të arbitrit rus, prishën ekuilibrat e lojës, me shkodranët që u goditën nga të gjitha anët. Me Dilaverin totalisht në hije, Brdariç hedh në fushë njëri pas tjetrit Latifin, Da Silvën, Durdeviçin dhe Çobën. Debuton gjithashtu edhe Fangaj, që rikthehet pas një dëmtimi të gjatë. Mirëpo, Vllaznia e pëson sërish, këtë herë me një gol naiv për shkak të vendosjes së gabuar në mbrojtje. Gjithsesi, një aksion i bukur në fund me katër prekje të Jonuzit, Adilit, Durdeviçit dhe Çobës, vulosi shifrat 3-1 dhe mban tashmë gjallë shpresat për kualifikim. Në ndeshjen e kthimit Vllaznia ka shansin për përmbysjen e madhe në një stadium me tifozë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania