Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Tomas Brdariç: Luajtëm kundër 12 vetave

“Gjyqtari rus humbi kontrollin, ishte totalisht kundër nesh”

- Nga i dërguari ynë në Bosnjë, SENAD NIKSHIQI

Asnjëherë më parë Tomas Brdariç nuk ka qenë kaq i nervozuar me gjykimin, aq sa të ndëshkohet edhe me karton të kuq. Një gjerman si ai e kupton shumë mirë se duhet të vetëpërmba­het pas ndeshjes, pasi e gjykon me qetësi atë çfarë ndodhi. Mirëpo, për trajnerin e Vllaznisë dje ka ndodhur diçka e pabesueshm­e, që ai guxon ta thotë se arbitri rus, Aleksei Matjunin, ka bërë diçka të paligjshme me vendimet e tij të shumta kundër Vllaznisë. Në prononcimi­n pas ndeshjes, Brdariç foli hapur për atë që bëri gjyqtari në dëm të skuadrës së tij.

AKUZAT PËR GJYQTARIN

“Ne humbëm një ndeshje, e cila ishte e balancuar për mua, por që nuk e di se çfarë ndodhi me gjyqtarët. Ata e humbën kontrollin në çdo gjë... Gjyqtari ishte kundër nesh, unë nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme. Nuk mund ta besoj sa herë ishte kundër nesh gjyqtari në këtë takim. Është diçka e papranuesh­me. Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave mbrëmjen e sotme (djeshme). Dhe të luash kundër 12 vetave është shumë e vështirë. Skuadra luajti mirë dhe mendoj se në momentin e duhur reaguam. Nisëm që nga fillimi me pretendime­t për arbitrin, ndërsa më pas gjithçka u bë edhe më serioze”, ka thënë fillimisht

Brdariç për ndikimin që pati gjykimi.

SHANSET PËR PËRMBYSJEN

Humbja 3-1 në Bosnjë bën që Vllaznisë t’i duhet një fitore e pastër 3-0 në Shkodër për të siguruar kualifikim­in. Me rregullore­n e ndryshuar, triumfi i mundshëm 2-0 e çon ndeshjen në kohën shtesë dhe nuk u jep të drejtën kuqebluve ta kalojnë turin, pasi goli në fushën kundërshta­re është hequr tashmë dhe nuk u jep avantazh skuadrave. “Kemi të gjitha shanset për ndeshjen e kthimit. Ndoshta do të kemi një gjyqtar më të mirë dhe do

të bëjmë një lojë më të mirë. Besojmë se mund të kalojmë, duke parë që luftuam shumë mirë në ndeshjen e parë. Kishim një plan të qartë si të luanin kundër Shirokit. Megjithatë, duhet të kuptojmë se ishte nj ndeshje jashtë shtëpisë sonë dhe e rikthimit në Europë të skuadrës pas kaq kohësh. Duhet të jemi më të përqendrua­r në qëllimin tonë. Në sfidën e kthimit duhet të jemi më sulmues, por në radhë të parë duhet të analizojmë ndeshjen e sotme (djeshme) dhe të llogarisim se çfarë shkoi keq”, përfundoi kreu i pankinës shkodrane.

 ??  ?? Brdariç pas ndëshkimit me karton të kuq
Brdariç pas ndëshkimit me karton të kuq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania