Panorama Sport (Albania)

Tension në tribuna, ja çfarë s’u pa

-

Stadiumi “Pecara” i Shiroki Brijegut ishte i tejmbushur në ndeshjen e djeshme. Me një kapacitet prej 7 mijë vendesh, impianti mbajti rreth 5 mijë të tillë, ndërsa nuk munguan as tifozët e ardhur nga Shkodra. Një numër i kufizuar prej 50 vetash u pozicionua­n në tribunën që është enkas për miqtë në stadium, ndërsa delegacion­i që shoqëronte skuadrën në Bosnjë, u vendos më së shumti në sektorin VIP të impiantit. Në stadium binte në sy edhe prania e shumë femrave nga qyteti boshnjak. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Takimi u zhvillua në temperatur­a shumtë larta, edhe pse ora e startit të lojës ishte 21:00. Në atë moment termometri regjistroi 35 gradë. Ndeshja u ndërpre dy herë vetëm për këtë shkak.

* Në minutën e 25-të sulmuesi Dilaver, i cili është boshnjak, nervozohet me arbitrin rus. Në këtë moment pretendon një faull dhe merr një paralajmër­im të fortë nga gjyqtarit. Koincidoi që arbitri ndërpreu lojën për freskim të lojtarëve, por trajneri Brdariç përfitoi në këtë moment dhe i kërkoi llogari arbitrit Aleksei Matjunin për atë rast që pretendoi Dilaveri. Rusi e ndëshkoi me të verdhë trajnerin

* Në fund të ndeshjes pati një acarim të madh në tribunën VIP, ku qëndronin drejtuesit e Vllaznisë dhe mbështetës të ekipit kuqeblu. Fillimisht ishte Adili që u kap me disa tifoz boshnjak, të cilët e ofenduan në gjuhën e tyre mbrojtësin. Në këtë moment në sektorin VIP u futën me dhjetëra forca sigurie, duke vendosur një kordon që ndante përfaqësue­sit e klubit shkodran dhe boshnjakët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania