Panorama Sport (Albania)

Drita dhe Shkupi fitojnë dy derbet e shqiptarëv­e

Debutimi, barazim historik i Strugës në Letoni

-

Shkupi-llapi dhe Drita e GjilanitDe­çiç Tuz ishin dy ndeshjet interesant­e që u zhvilluan dje për turin e parë të Ligës së Konferencë­s. Katër skuadrat shqiptare që përfaqësoj­në elitën e futbollit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi e kishin për herë të parë që përballesh­in mes tyre. Shkupi ia doli të triumfojë 2-0 ndaj skuadrës nga Podujeva me golin e Kire Markoskit në minutën e 36-të dhe Abdul në frymën e fundit. Në ndeshjen e kthimit më 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, Llapit i duhet të fitojë 3-0 për të arritur kualifikim­in pa e çuar ndeshjen në kohën shtesë (nëse triumfon 2-0). Ndërkohë, Drita bëri një përmbysje fantastike ndaj Deçiçit të Tuzi. Fillimisht shënoi Ilir Camaj për ekipin e Superligës malazeze, por golat e Almir Ajzerajt dhe Marko Simonovski­t nderuan kosovarët. BARAZIMI HISTORIK - Debutim me barazim 1-1 për Strugën në Ligën e Konferencë­s. Skuadra shqiptare që militon në Superligën

e Maqedonisë së Veriut arriti të ndalte lituanët e FK Liepaja në ndeshjen e parë të luajtur në transfertë. Në pjesën e parë, Struga Trim Lum pësoi gol në minutën e 31-të, ku për vendësit shënoi braziliani Dodo. Kur mendohej se ndeshja u mbyll 1-0 për lituanët, Struga barazoi shifrat në minutën e 93-të. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtësi Besir Iseni shfrytëzoi më së miri në zonë krosimin e Kocoskit dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë. Ndeshja e kthimit Struga-liepaja do të luhet më 15 korrik ora 17:00 në Shkup, në fushën e qendrës stërvitore të Federatës Maqedonase.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Drita-deçiç 2-1
Çast nga ndeshja Drita-deçiç 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania