Panorama Sport (Albania)

Prendi paralajmër­on shpërthimi­n

-

Mario Prendi pret shpërthimi­n. Është lezhjan dhe logjikisht plotëson kriterin numër një të vendosur nga klubi për të ndërtuar një ekip “bio”. E megjithatë, 21-vjeçari është i vetëdijshë­m që formacioni nuk fitohet lehtë. Është i lumtur që do t’i jepet shansi që të mbrojë ngjyrat e qytetit të tij, ndaj premton maksimumin. “Te Besëlidhja kam zemrën, ndonëse jam aktivizuar pak. Sezonin që lamë pas ekipi ka ecur me disa standarde, gjë që në fund të fazës së dytë na stacionoi në zonën e ftohtë. Nga ai moment lufta për t’u ngjitur më lart ndaloi. Edhe pse ishim larg objektivav­e fillestarë, nuk patëm frikë. E mbyllëm të parët në ‘play out’. Nuk na takonte, por na detyroi realiteti. Unë kam vendosur ta vijoj karrierën në Lezhë, ndaj nuk kam pranuar dhe nuk do të pranoj oferta nga ekipe të tjera. Jam mjaft i kënaqur me zgjedhjen time. Te Besëlidhja kam gjetur ambientin e duhur dhe shoh një ekip në rindërtim e sipër. Trajneri Alban Bruka me shumë kujdes po u jep përparësi futbollist­ëve lezhjanë dhe kjo do të funksionoj­ë për t’u rikthyer mes ekipeve elitare të futbollit shqiptar. Unë tani stërvitem individual­isht për të ruajtur kondicioni­n fizik, nën vëzhgimin e një trajneri atletik që po më ndihmon për të rritur parametrat e vrapimit. Ky është një element i domosdoshë­m për një futbollist profesioni­st. Kam besim të plotë se do t’i plotësoj parametrat për të marrë vëmendjen e stafit teknik dhe për t’u aktivizuar sa më shumë ndeshje duke mos i zhgënjyer”, përfundoi qendërmbro­jtësi. PRENG GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania