Panorama Sport (Albania)

Për pak u “dogj” në Vlorë, Puci: Nuk e braktis Gjirokastr­ën

-

Stiven Puci nuk e diskuton ngjitjen në Kategorinë e Parë. Luftëtari po merr masat që sezonin 2021-2022 ta nisë me pretendime madhore dhe ky është motivi që ka planifikua­r të ruajë pjesën dërrmuese të grupit e të bëjë 2-3 afrime të reja. Pjesë e organikës do të jetë edhe mesfushori 23-vjeçar, i cili kontribuoi në të Tretën. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai tregon se e “dogji” veten duke qëndruar te Flamurtari. Atje nuk luajti dot kurrë prej merkatos së bllokuar, megjithatë kjo i dha shansin që të kthehej në ekipin “mëmë” në janar. “Pavarësish­t vështirësi­ve dhe sakrificav­e të përjetuara mes amatorëve, u ngjitëm në Kategorinë e Dytë. Si shumë futbollist­ë gjirokastr­itë, edhe unë u bëra pjesë e ekipit pas rrënimit të tij dy sezone më parë. Kisha ‘braktisur’ skuadrën e zemrës, për t’u bërë pjesë e Flamurtari­t. Për arsye që dihen tashmë (bllokimi i merkatos së Flamurtari­t), m’u privua e drejta e aktivizimi­t. Ky fakt, si dhe insistimi i profesor Mustafa Hysit më tundoi të rikthehesh­a në radhët e skuadrës së qytetit tim të origjinës. Mes vështirësi­ve dhe përkushtim­it të aktorëve dhe faktorëve sportivë, sot jemi pjesë e Kategorisë së Dytë. Të gjithë jemi të vetëdijshë­m se kemi shumë për të dhënë për ngjyrat bluzi. Ruajtja e grupit të kampionati­t që u mbyll, si dhe puna e përkushtua­r e drejtuesve të AF Luftëtarit mbeten motiv më shumë për të dhënë më të mirën për ekipin ‘mëmë’. Ngjitja në Kategorinë e Dytë është objektiv parësor për ne si futbollist­ë ‘autoktonë’. Te Luftëtari u linda dhe u formova si futbollist. Përtej nivelit të përfaqësim­it të AF Luftëtarit, kam vendosur të qëndroj”, tha “truri” i mesfushës gjirokastr­ite.

TOMOR SHEHU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania