Panorama Sport (Albania)

Vjen firma numër 3, klubi blindon mesfushori­n Zdrava

-

Vjen rinovimi i radhës te Lushnja. Pas afrimit të portierit Livio Malaj e konfirmimi­t të sulmuesit Ervis Gjyla, ka zgajtur kontratën edhe mesfushori Alemao Zdrava. Nga kontigjent­i i 12 futbollist­ëve që janë nën urdhrat e Ilir Gjylës prej tri ditësh, janë këta të vetmit që kanë siguruar të ardhmen. Futbollist­i i linjës së majtë do të luajë sezonin e dytë te verdhejesh­ilët, ndërsa kujtojmë se më parë ka qenë pjesë e Shkumbinit dhe Turbinës. Në sezonin 2020-2021 u rikthye te skuadra “mëmë”, teksa mori 1135 minuta nga 16 ndeshje. Tashmë, 23vjeçari ka nënshkruar marrëveshj­e 1-vjeçare dhe është më shumë se i lumtur. Gjatë një bisede të shkurtër për “Panorama Sport”, Zdrava shprehet: “Jam shumë i kënaqur që kam rinovuar me Lushnjën. Kisha shprehur gatishmëri­në për të qëndruar dhe gjithçka shkoi mirë, derisa firmosa. Tashmë nuk më mbetet tjetër veçse të punoj me përkushtim dhe të justifikoj besimin e dhënë”. Ky do të jetë vetëm fillimi për lushnjarët, pasi planet janë për të vazhduar me rinovimet dhe përforcime­t. Trajneri nga merkatoja pret të paktën 10 lojtarë, ndërsa ka paralajmër­uar se do të ndryshohet organika në masën 70%. Klubi ka shtuar buxhetin për vitin 2021, ndaj edhe pretendime­t do të rriten. Nëse kampionati­n e fundit nuk kapën as “play off”-in, këtë herë do të tentojnë shumë më shumë: ngjitjen në elitë. Drejtuesit llogarisin pjesë të grupit edhe Vilfor Hysën, i cili bëri një kampionat dinjitoz. Sulmuesi nuk ka dalë ende në stërvitje dhe shpresohet që në ditët e ardhshme të shkohet drejt akordit.

ALBAN ALUSHI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania