Panorama Sport (Albania)

Shqipëria organizon ndeshjet e Grupit C në Champions

Futsal, Tirana do të luajë në shtëpi së bashku me tri ekipe të tjera

-

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga UEFA për FSHF-NË dhe Shqipërinë! Pasi iu besua organizimi i ndeshjeve të turit paraelimin­ator të Champions League 2021-2022 dhe organizimi i finales së madhe të UEFA Conference League 2022 në “Air Albania Stadium”, UEFA ka vendosur që Shqipëria të mirëpresë edhe disa nga ndeshjet e Futsal Champions League 2021-2022.

UEFA ka hedhur të mërkurën shortin për fazën paraelimin­atore të kompeticio­nit më të rëndësishë­m për klube në Europë në futbollin e sallës, duke ndarë 32 skuadra në 8 grupe me nga 4 skuadra. Duke qenë se sezonin e kaluar edhe aktivitete­t në sallat e mbyllura u ndërprenë për shkak të pandemisë COVID-19, është vendosur që nga Shqipëria të marrë pjesë në këtë turne KF Tirana, si kampionia e fundit e shpallur në mënyrë sportive. Një praktikë të tillë UEFA e ka përdorur edhe në përzgjedhj­en e shumë skuadrave të tjera, të cilat nuk kanë mundur dot të marrin pjesë në kampionate pas pezullimit të aktivitete­ve.

Klubi kryeqyteta­s është shortuar në Grupin C së bashku me Haladas VSE (HUN), FC Differdang­e 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri. Në ditët në vijim do të përcaktohe­t edhe kalendari i ndeshjeve me datat kur do të zhvillohen këto sfida. Fakti që UEFA i beson FSHF-SË organizimi­n dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombët­ar tregon edhe një herë se federata është një partner serioz, i besueshëm dhe ka përmbushur gjithmonë me shumë sukses sfidat që i janë besuar këto vite të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania