Panorama Sport (Albania)

Federer misterioz, e ardhmja pezull

“Dua të luaj, por në moshën time nuk je kurrë i sigurt se çfarë të pret nesër”

- OLSI AVDIAJ

Me 22 pjesëmarrj­e vetëm në një Grand Slem, 8 prej të cilave të mbyllura me triumf, Roxher Federer është mbreti i lojës në bar. Ama edhe për mbretin duket se është fundi. “King Roxher” këtë vit nga Uimbëlldon­i doli me një humbje 0-3 ndaj Hurkakz në çerekfinal­e. Një nokaut që me shumë mundësi ka mbyllur historinë e zviceranit në fushën me bar të Londrës, ku ai është një legjendë. E pamundur të thuhet tani, sepse as vetë Federer nuk ka vendosur. Lojtari zviceran nuk sqaroi dyshimet për të ardhmen e tij në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes: “Nuk e di vërtet nëse kjo ishte ndeshja e fundit në Uimbëlldon. Qëllimi im ishte që të jem në gjendje të luaj një tjetër herë, pra të kthehem këtu. Jam i kënaqur që kam pasur sukses këtë vit. Natyrisht jam i zhgënjyer me humbjen, por në të njëjtën kohë, kur një turne mbaron, ka një peshë që bie mbi shpatullat e tua. Me të vërtetë tani jam i lodhur. Mezi po pres të pushoj”, tha ai. Një çështje tjetër në diskutim për fituesin e 20 herë të Grand Slam është pjesëmarrj­a e tij në Lojërat Olimpike të Tokios, por edhe në këtë rast zgjedhja mbetet e panjohur. Sigurisht, për momentin. “Ende nuk kam marrë një vendim. E kisha thënë se do të mendoja për atë që vjen pas Uimbëlldon­it në fund të Uimbëlldon­it. Do të bëj një njoftim sa më shpejt të jetë e mundur, por dua të marr disa ditë kohë e ta peshoj. Sigurisht që do të flasim pak sonte, në varësi të mënyrës si ndihem, pastaj edhe në dy ditët e

ardhshme. Duhet të shohim se çfarë na nevojitet për të qenë më të aftë dhe më konkurrues. Duhet një synim kur kalon rehabiliti­min. Nuk mund të mendosh për të ngjitur të gjithë malin menjëherë, por duhet të shkosh hap pas hapi dhe Uimbëlldon­i ishte hapi i parë. Jam vërtet shumë i lumtur që kam ardhur deri këtu dhe që kam luajtur në Uimbëlldon në këto nivele pas atyre që kam kaluar. Pa dyshim që do të doja ta luaja përsëri, por në moshën time nuk je kurrë i sigurt se çfarë të pret të nesërmen”, tha Federer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania