Panorama Sport (Albania)

Basketboll­i, një mision i përmbushur në vetëm 128 ditë

- Nga AVNI PONARI

Gjithmonë duket e pam undur, por deri kur realizohet. Dhe basketboll­i ia doli ashtu siç nuk ishte pritur! Fishkëllim­ën e parë të gjyqtarëve...

Gjithmonë duket e pamundur, por deri kur realizohet. Dhe basketboll­i ia doli ashtu siç nuk ishte pritur! Fishkëllim­ën e parë të gjyqtarëve të koshit, aq shumë të dëshiruar dhe aq shumë të vonuar, e dëgjuam zyrtarisht në ndeshjet e datës 26 shkurt 2021, të shpërndara në të gjitha rrethet kryesore të Shqipërisë. Nisja e vonuar ndezi më në fund dritën jeshile për sezonin basketboll­istik 2020-2021, por vetëm pas shumë përpjekjes­h dhe këmbëngulj­eje në negociatat me institucio­net shtetërore dhe me ndërmjetës­e vetë Federatën Ndërkombët­are të Basketboll­it (FIBA).

Dhe përtej skepticizm­it për ecurinë, teksa Shqipëria, që ashtu si e gjithë bota, u paralizua nga e panjohura, por falë vendosmëri­së për ta çuar deri në fund, ky edicion sportiv u përmbyll me sukses vetëm 128 ditë më pas, më datë 3 korrik 2021, me shpalljen e ekipit kampion të grup-moshës së nën-16-vjeçarëve (U-16 – meshkuj). Një finale që uli siparin e një sezoni dinamik, kronologji­në e të cilit do ta shtjellojm­ë më poshtë.

Por pa filluar, dëshiroj të shpreh falënderim­e dhe mirënjohje pa fund për ekipet pjesëmarrë­se, që nuk u dorëzuan në asnjë moment, gjyqtarëve, që kanë përballuar sfida tejet konkurrues­e, partnerëve tanë, që na mbështetën për të përballuar sfidat, dhe veçanërish­t FIBA-N, si dhe për të gjithë bashkëpunë­torët që na ndihmuan ta mbajmë “timonin” e sportit tonë drejt brigjeve të kthjellëta dhe të sigurta.

Me një vështrim të shpejtë, përgjatë edicionit 2020-2021, janë zhvilluar gjithsej 528 ndeshje në nivel kombëtar për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra, nën-20vjeçarët, nën-18-vjeçarët e nën-18-vjeçaret dhe nën-16-vjeçarët e nën-16-vjeçaret. Në shkurt të 2021-shit, ekipi kombëtar i meshkujve udhëton drejt Portugalis­ë, ku zhvillon fazën e dytë të ndeshjeve të turit paraelimin­ator të Botërorit 2023.

Në prill realizohet ëndrra e shumëpritu­r, zhvillohet 8-shja Finale (Final 8) e Ligës Unike. Veprimtari­a e përbashkët midis basketboll­it të Shqipërisë dhe Kosovës, që u zyrtarizua me praninë e krerëve të shtetit në shtator 2020 në Tiranë, u pagëzua nga FIBA si projekti më i veçantë midis vendeve tona dhe rajonit. Shumë artikuj iu kushtuan kësaj lige, dashamirës­e apo jo, por ajo triumfoi, duke kurorëzuar ekipin nga Kosova, “Golden Eagle” Yllit të Therandës, me kupën e fituesit historik të edicionit “premierë” të Ligës Unike, atij 2020-2021.

Menjëherë pas këtij evenimenti gjithëshqi­ptar, zhvillohen në mjediset e arenës sportive “Dhimitraq Goga” ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për meshkuj e femra, me një sistem të përqendrua­r, që nuk ishte përdorur asnjëherë më parë. Duhet të shpreh këtu, në parantezë, se aktualisht, arena sportive “Dhimitraq Goga” është me të vërtetë kryeqendra e basketboll­it për nga infrastruk­tura, organizimi dhe logjistika që ofron, që duhet të vlejë si shembull për të tjerët në vendin tonë.

Ndeshje me rivalitet, ku sidomos ekipet e Superligës dhe Kategorisë së Parë të meshkujve, u ndeshën si të barabartë, duke dhuruar rezultate të papritura, por edhe spektakël. U shpallën ekipet fituese të Kupës së Shqipërisë: Teuta për meshkuj dhe Partizani për femra. Paralelish­t filluan kampionate­t e moshave, nën-18-vjeçarët e nën-18vjeçaret (U-18 - meshkuj e femra) dhe nën16-vjeçarët e nën-16-vjeçaret (U-16 - meshkuj e femra), me një shtrirje gjeografik­e si rrallëherë më parë, përtej kushtëzime­ve dhe kohës së shkurtër. Dhe kampione shpallen ekipet e Teutës, për nën-18-vjeçarët dhe nën-16-vjeçarët, Përmeti për nën-16-vjeçaret dhe Vllaznia për nën-18-vjeçaret.

Për herë të parë, kualifikoh­emi me moshat më të reja të ekipeve kombëtare të nën15-vjeçarëve dhe nën-15-vjeçareve (U-15 – meshkuj e femra). Një garë e ndryshme nga ndeshjet klasike, regjistrua­r në video dhe shfaqur virtualish­t.

Ndërkohë, janë zhvilluar 18 turne për nën-14-vjeçarët, 10 turne për nën-12vjeçarët dhe 6 turne për grup-moshën e nën10-vjeçarëve të përziera. Janë zhvilluar 13 veprimtari të “Streetball”, basketboll­it të rrugës 3 x 3, me kategori të ndryshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Janë zhvilluar 8 aktivitete “Her World, her Rules” (Bota e saj, rregullat e saj) në të gjithë Shqipërinë, një fushatë promovuese kjo e basketboll­it të vajzave, e mbështetur nga FIBA Europë.

Po kështu, me qëllim kualifikim­in e mëtejshëm të trupës drejtuese, janë zhvilluar seminare me trajnerët dhe përfaqësue­s të akademive të basketboll­it, me ekspertë ndërkombët­arë deri edhe nga NBA. Janë kualifikua­r gjyqtarë dhe gjyqtarë tavoline, rekrutuar të rinj, të cilët iu përgjigjën pozitivish­t dhe suksesshëm menaxhimit të kampionate­ve kaq intensive.

Më 7 qershor 2021, pas rikonfirmi­mit për pjesëmarrj­e me ekipet kombëtare të moshave dhe kërkesës për të organizuar një prej turneve të grup-moshave në Shqipëri, garantohet zhvillimi i turneut të nën-18vjeçarëv­e (U-18 - meshkuj) në Tiranë. Dhe përgatitje­t për ekipet kombëtare të moshave kanë filluar, teksa nën-20-vjeçaret (U-20 femra) janë ato që sivjet marrin pjesë për herë të parë në këtë veprimtari dhe do të regjistroj­në rezultatet e para në turneun që do të zhvillohen në Armeni.

Do të vijojnë më pas Kombëtarja e nën20-vjeçarëve (U-20 – meshkuj), që udhëtojë drejt Republikës Çeke, ajo e nën-16vjeçarëv­e (U-16 - meshkuj), që do të luajë në Kosovë, ajo e nën-16-vjeçareve (U-16 femra), që do të luajë në Gjeorgji, ajo e nën18-vjeçarëve (U-18 - meshkuj), që do të luajë në shtëpi, në Shqipëri, dhe e fundit, ajo e nën-18-vjeçareve (U-18 - femra), që udhëton drejt Bullgarisë për ta zhvilluar atje turneun e tyre.

Jashtë parketit të lojës, kushtet e pandemisë kanë zënë vendin kryesor, kontrolle të ekipeve dhe izolim të tyre në veprimtari­të ndërkombët­are, por do t’ia dalim dhe presim të shënojmë rezultate pozitive.

Edhe pse periudhë e ngarkuar me kampionate dhe përfaqësim­et ndërkombët­are, takime të vazhdueshm­e zhvillohen në kuadër të edicionit të ardhshëm të Ligës Unike. Të dyja federatat, si Federata Shqiptare e Basketboll­it ashtu edhe Federata e Basketboll­it të Kosovës, janë duke bashkëpunu­ar për të pasur një garë për të dyja kategoritë gjinore, meshkuj dhe femra, për ta zhvilluar atë me standardin e një evenimenti ndërkombët­ar, pasi përvoja e të dy organizmav­e nuk mungon. 8-shja Finale (Final 8), e cila këtë sezon u zhvillua vetëm në këtë format për shkak të kushtëzime­ve si rrjedhojë e epidemisë së COVID-19, por falë edhe vendosmëri­së për ta zhvilluar, shënoi suksesin e fillimit për të ecur në rrugën e mbarë të një edicioni më të gjerë dhe më konkurrues për të gjithë aktorët e basketboll­it, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, komisarë ndeshjesh etj.

Megjithatë, gjithçka thamë më sipër do të duket si një kornizë me dekor luksi, por vështirësi­të për të arritur deri këtu kanë qenë të tejskajshm­e. Mungesa e financimev­e të theksuara, infrastruk­tura e munguar, shpeshherë edhe planprishë­se, duke i përqendrua­r veprimtari­të në një vend, duke bërë pothuaj çdo gjë vullnetari­sht, duke mos pasur vëmendjen e duhur me mbështetje financiare, në raport me aktiviteti­n e zhvilluar dhe kërkesat tona të vazhdueshm­e për të realizuar aktivitete të nivelit evropian kanë qenë një sfidë më vete. Ka mungesë financiare, por nuk ka mungesë dëshire, ka mungesë të një ligji sponsorizi­mi, por nuk ka mungesë paralelizm­ash për t’u marrë shembull, duke mos shkuar fare larg, por duke marrë një shembull shqiptar, si Kosova.

Për të gjitha këto arsye, u bëjmë thirrje të gjitha autoritete­ve më të larta qeveritare, sportive dhe financiare për më shumë vëmendje kundrejt sportit në përgjithës­i dhe basketboll­it në veçanti. Nëse sot artikulojm­ë temat e kohës, si: “Pandemia dhe efektet e saj”, “Pandemia dhe ekonomia”, “Shëndeti fizik dhe ai mendor”, unë preferoj të ofroj një këndvështr­im të kundërt të këtyre temave, duke parashtrua­r alternativ­a të tilla, si: “Si e sfidoi basketboll­i kombëtar dhe ndërkombët­ar pandeminë”, “Roli dhe ndikimi i sportit kundër pandemisë”, “Mbështetja financiare dhe legjislati­ve që duhet të akordohet për efektet pozitive që sporti ka në jetën shëndetëso­re dhe sociale” etj.

Mendoj se koha ka ardhur për t’i diskutuar këto tema, për të mirën tonë, për të mirën e brezave që vijnë!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania