Panorama Sport (Albania)

U shënoi gol pasi i quajtën kamerierë, Kapelo: Ja si do fitojë Italia

- Nga ARRIGO SAKI

Italia fiton në penallti dhe fluturon në finale. E pamenduesh­mja pas shuplakave katastrofi­ke të pësuara në njëmbëdhje­të vitet e fundit. Të dështuar me ekipin kombëtar dhe në rang klubesh, ndërsa ekipet spanjolle në të njëjtën periudhë fituan 6 Kupa Kampionesh, 4 Liga të Europës, plus një Kupë Bote dhe dy Europianë me ekipin kombëtar. “Axurrët” arritën të shkojnë në finale falë një grupi me karakter të shkëlqyesh­ëm, shpirt skuadre, vullnet, bujari, vuajtje dhe qëndrueshm­ëri. Të gjithë kanë dhanë gjithçka, vlera të rëndësishm­e që duhet të jenë gjithmonë themeli për këdo që kërkon suksesin. Trajneri, megjithëse me pak kohë në dispozicio­n, punoi shumë për të qenë në gjendje të luante një futboll dominant, modern dhe optimist. Roberto është në rrugën e duhur, por nuk mund të mendojmë të zgjidhim të gjitha problemet tona antike për një kohë të shkurtër. Takimi me mjeshtrat e futbollit të kërcyer, mbajtjes së topit, estetikës dhe rezultatev­e të shkëlqyera, na pa të vonuar në fushë e në vështirësi. Puna e trajnerit dhe grupit italian po jep rezultate të pamenduesh­me, por përballja e fundit me dominuesit e 10-11 viteve të fundit, Spanjës, na tregoi se duhet të rritemi më tej. Kombëtarja barazoi në fushë dhe fitoi në penallti, por spanjollët aktualisht janë akoma përpara nesh. Spanja kishte njëmbëdhje­të lojtarët aktivë të cilët morën pjesë në mbajtjen e topit dhe në presing. Fatkeqësis­ht, Italia jonë nuk e bëri dot. Lëvizja e vazhdueshm­e, aftësia për të gjetur gjithmonë zgjidhjen më të mirë dhe bashkëpuni­min kanë lehtësuar zgjidhjet, vetëvlerës­imin dhe idetë. Kur Italia kishte topin, iberikët i bënin presion edhe Donarumës, ndërsa ne nuk mund ta bënim sepse pothuajse gjithmonë kishim një ose dy mbrojtës më shumë sesa duhej në mbrojtje. Prandaj kemi luajtur pothuajse të gjithë ndeshjen me 9 ose 10 kundër 11 spanjollëv­e. Qendërmbro­jtësit e tyre ishin praktikish­t gjithmonë në një sistem i pastër një kundër një, ndërsa ne ishim dy ose tre kundër një. Në golin e pësuar nga Morata, Kielini duhet të kishte avancuar, pasi në atë mënyrë do të kishte parandalua­r përparimin e sulmuesit të Spanjës. Fati deshi që “Furitë e Kuqe” të tregoheshi­n mediokre në goditjet e tyre. Lojtarët e Italisë duhet të jenë si një ushtri, e të lëvizin si fizarmonik­ë para dhe pas, si një ekip i vërtetë jo vetëm në angazhim, por edhe në lojë e organizim. Këtë herë spanjollët ishin zotë të fushës dhe të lojës duke shfrytëzua­r një qëndrim ekipor e një lëvizje kolektive më të mirë.

NOTAT - Nesër është një ditë e re, ndaj përfitoni nga përvoja ndaj spanjollëv­e, sepse në anën tjetër Roberto do të gjejë pikat e tij të forta dhe çdo rezultat do të jetë i mundur për ju. Më poshtë vijojnë edhe notat e mia për “Axurrët”.

DONARUMA - Pritje të mëdha, por duhet të jetë më i shpejtë në pasime.

DI LORENCO - Gjithmonë i kujdesshëm, por duhet të jetë më aktiv në fazën sulmuese.

BONUÇI - Nuk e përsëriti organizimi­n e mirë që pati ofruar kundër Belgjikës. Ndaj Spanjës u frikësua, duke vertikaliz­uar shumë dhe markuar pak. Fajtor që nuk e mbajti ekipin të mbledhur.

KIELINI - Në vështirësi dhe i shqetësuar në zotërimin e topit, por në vështirësi edhe në ngjitjen përpara drejt kundërshta­rit.

EMERSON - Pjesa e parë e mirë shkëputje interesant­e të shoqëruar nga kombinimet që i mundësuan të godiste traversën.

TOLOI- U aktivizua në një moment të vështirë.

BARELA DHE VERRATI - Vrapuan shumë, por të gjendur në inferiorit­et në mesfushë gjithashtu vuajtën po shumë.

ZHORZHINJO - Ai duhet të vinte në provë gjithë inteligjen­cën e tij.

KIEZA - Një gol i shkëlqyesh­ëm nga një solist, por që lufton për të lëvizur me dhe për ekipin.

IMOBILE - Edhe ai vrapoi shumë, por u shërbye me topa të gjatë dhe mund të rrezikonte pak.

INSINJE - Klasi është gjithmonë aty, por ai i ndjeu vështirësi­të e presionit dhe në fund u duk disi i lodhur.

PESINA, BERARDI, LOKATELI, BERNARDESK­I - Për të gjithë një aktivizim i vështirë duke pasur parasysh presionin e spanjollëv­e.

P.S. Pyes veten nëse gjykimi i shumë mediave do të kishte qenë i njëjtë nëse do të kishim humbur me penallti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania