Panorama Sport (Albania)

Rinovimi, ja prapaskena­t me Marën

- LLAZI SARO

Skënderbeu është në fund të merkatos për këtë hapësirë verore dhe duket se është gati për të filluar përgatitje­t që do të nisin javën e ardhshme. Me sa shihet, Ardjan Takaj ka bërë gati gjithçka dhe praktikish­t po pret edhe dy goditje të tjera për t'i dhënë dorën e fundit ekipit. Dy afrimet që pritet të bëhen publike në javën në vijim do të jenë edhe dy dhuratat e fundit për Memellin dhe më pas merkatoja do të mund të quhet e mbyllur. Takaj, të paktën nga sa tregojnë burimet, po përgatit goditjen dyshe. Zëra zyrtarë pranë klubit tregojnë për gazetën se korçarët janë pranë firmës me një mesfushor dhe një sulmues që do të plotësojnë grupin e Memellit. Për momentin emrat nuk bëhen të ditur pasi vetë presidenti kërkon t'i mbajë sekret me qëllim mosprishje­n e tratativës nga klubet rivale. Mesfushori do të jetë një lojtar i cili, sipas të dhënave, mund të garantojë sasi dhe cilësi në dy fazat e lojës, pra me pak fjalë zëvendësue­si ideal i Shqiprim Taipit duke kompletuar përfundimi­sht këtë repart. Nga ana tjetër, sulmuesi pritet të jetë lojtari që do t'i bashkohet Mensah në majë të sulmit duke garantuar dyshen e sulmit për ekipin e Skënderbeu­t. Këto dy mund të jenë edhe afrimet e fundit për Skënderbeu­n që ndryshe nga një sezon më parë pritet të ketë një ekip më cilësor në përbërje dhe do të ketë objektiva të rinj për këtë sezon.

MARA - Ndërkohë që dilema e vetme, për sa u përket rinovimeve me lojtarët që janë pa kontratë me Skënderbeu­n, është Uerdi Mara. Fantazisti maliqar është pa kontratë dhe duket se palët po presin deri në momentin e fundit për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja. Diskutime ka pasur edhe në ditët e kaluara, ndërsa duket se futbollist­i dhe klubi ndahen me njëritjetr­in vetëm për sa i përket kontratës. Mara është gati të rinovojë me Skënderbeu­n, por vetëm me një kohëzgjatj­e dyvjeçare, gjë kjo që nuk ofrohet nga klubi. Duke parë talentin e Marës, Takaj nuk kërkon të rrezikojë për ta humbur me parametër zero në rast se rritja e lojtarit vijon. Për këtë i ka ofruar 4 vite kontratë maliqarit. Pritet që deri në fillimin e grumbullim­it gjithçka të mbyllet ose Mara rrezikon të bashkohet pas kohe me ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania