Panorama Sport (Albania)

Itali hyjnore, je kampione Europe

Anglia shënoi pas 117 sekondash, Bonuçi e barazoi, por nga 11-metrat Donaruma bëri heroin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Trofeu po kthehet në... Romë. Në atë shtëpi që italianët e braktisën paksa pas mospjesëma­rrjes në Botërorin “Rusi 2018”, por që Roberto Mançini besoi, e mori në dorë, e ristruktur­oi dhe që pas mbrëmjes së djeshme, pasi e leu të gjithë me ngjyrë të kaltër, ia ka zili edhe vetë Mbretëresh­a e Anglisë. Fundja, futbolli është i shtëpisë sidomos në Itali, ku më tepër sesa një lojë, futbolli është një fe. “Axurrët: janë në tarracën e Europës, janë ata që mundën më shumë sesa një stadium të tërë, edhe pse kufizimet politike më shumë sesa të pandemisë i lejuan vetëm një çep të një impianti mitik dhe gjigant. Por, as kjo nuk e trembi Mançinin dhe futbollist­ët e tij. Madje, 11 korriku ndoshta meriton që në Itali të shndërrohe­t në një festë kombëtare, sepse sërish në këtë datë, por në vitin 1982, të kaltrit shpalleshi­n edhe kampionë bote. Gjithçka historike, gjithçka e pabesueshm­e, por më në fund, Italia rikthehet që të përhapë frikë në kontinent dhe pas 53 vitesh të ngrejë në qiell, në kopshtin e mbretëresh­ës trofeun e dytë të historisë së tyre. Nuk ishte e lehtë, madje u duk një makth i vërtetë duke qenë se pas vetëm 117 minutash lojë kalonin në disavantaz­h. Anglia u bë edhe më e frikshme, por zemra e luanëve të Mançinit nuk stepet aq lehtë. Me hapa të vegjël, shpesh të mërzitshëm, me mjaft gabime, madje edhe me dëmtimin e më të mirit në fushë deri në momentin e penalltive (Kieza doli me kaviljen e gjakosur), por mbi të gjitha me shumë korrigjime gjatë rrugës nga ana e arkitektit të kësaj familje “axurre”, Italia morri në kontroll lojën dhe i shkoi disa herë pranë përmbysjes. Pasi shënoi një gol me dhunë, një gol tipik italian me Bonuçin në minutën e 67-të, ata që u tmerruan ishin të zotët e shtëpisë, pasi Italia kishte marrë dorën në lojë, por goli nuk donte të vinte. Ndonjëherë shtylla, më pas për çështje milimetras­h edhe në shtesë, si në rastin e Bernardesk­it, ndeshja nuk pati fitues edhe pas kohës shtesë, diçka që dukej se e kërkonin anglezët.

PENALLTITË – Madje, skuadra e Garet Sauthgejt mendoi se nga pika e bardhë fituesit do të ishin ata, vetëm ata, duke qenë se pak sekonda

përpara vërshëllim­ës bëri edhe disa ndërrime lidhur me penalltitë, si Rashford në vend të atij Hendersoni, i cili kishte shkelur fushën vetëm në minutën e 74-të. Gjithsesi, mes “Tre Luanëve” vendës, luani i vetëm ishte Xhanluixhi Donaruma, pasi për asnjë

moment nuk ndjeu frikën e asaj turme të frikshme që kishte prapa tij (u gjuajtën nga porta e tribunës angleze). I pari nga pika Berardi, gol... I përgjigjet saktë Kejn... Ndërkohë Beloti gabon ndërsa Meguajer shënon dhe dërgon 2-1 anglezët.

Bonuçi realizon, ndërsa Rashford ringjall shpresat duke goditur shtyllën (2-2). Gjuheshin dy penalltitë finale, por nëse Bernardesk­i shënon (3-2) dhe Sanço hipnotizoh­et nga “Xhixho”, Zhorzhinjo këtë herë vendos që nga heroi i Spanjës të përfundojë

në një “tradhtar”, duke qenë se goditja e goditja e tij devijohet nga Pikford edhe me ndihmën e shtyllës... Gjithsesi, ai që nuk ka ndërmend të lërë penallti të tjera shtesë ishte Donaruma, i cili me fluturimin e tij të radhës, sërish në majtën

e tij siç kishte bërë 2 minuta më parë me Sançon ndal edhe të riun Saka për t’i dhënë fund pritjes. Italia është në çatinë e Europës, ndërsa anglezët, edhe pse shquhen për xhentilesë­n e tyre e zbrazën menjëherë stadiumin!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania