Panorama Sport (Albania)

Roberto Mançini, në lot: Itali festo, e meriton!

“Shkuam në vështirësi, por ndeshjen e dominuam vetëm ne”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Italia është kampione Europe. Roberto Mançi ni është kampion Europe dhe pa dyshim arkitekti që e ngriti nga hiri atë skuadër që dukej më shumë se e vdekur tri vite më parë, kur mungoi takimin me kualifikim­in për në Botërorin “Rusi 2018”. Dhe në Londër, ajo punë kolosale e bërë në qetësi, me këmbë në tokë dhe me shumë vështirësi­a dha frytet e mëdha. Ndaj, duke parë gjithçka kishin vuajtur, lotët në fund të ndeshjes ishin të pashmangsh­ëm, ndonëse bëri një Itali të tërë që të qajë nga gëzimi, pas vuajtjeve të mëdha që i shkaktoi edhe Koronaviru­si këtij vendi, më shumë se kujtdo tjetër në Europë: “Festo Itali, sepse e meriton. Sot nuk mund ta na e mohojë askush këtë, pasi jemi të gjithë kampionë. Shpresoj që të kemi shtuar sado shpresë në zemrat e tifozëve tanë, në zemrat e kombit tonë, pasi mendoj se e merituam më shumë se kushdo tjetër”, ishte hyrja e Mançinit.

Roberto, sa e vuajtur ishte kjo mbrëmje, në të cilën kishit kundër më shumë sesa një skuadër të vetme?

Ishte aq e vuajtur, saqë edhe pas golit të pësuar aq shpejt, shpresa nuk rreshti asnjë moment. Ishim shumë të zotë, por menjëherë pas golit të pësuar ishim ne që e bëmë ndeshjen, ne e dominuam.

Fituat duke luajtur bukur...

Po, pasi këto djem që janë këtu sot me mua janë më shumë sesa thjesht të mrekullues­hëm. Më vjen keq që nuk mund të merrja disa të tjerë më shumë që e meritonin, por jam i bindur se edhe ata që nuk ishin këtu janë kampionë Europe. I gjithë populli italian është kampion.

Sa keq ju vjen që nuk do të jeni në Itali për të festuar, pasi rrugët janë mbushur plot?

Unë shpresoj që populli ynë të jetë në festë totale sot, por do të festojmë edhe së bashku, pasi mezi po presim të kthehemi në atdhe.

Këta djem ishin basti juaj personal, pasi shumë prej tyre i kishin në dispozicio­n edhe paraardhës tuaj, por nuk besuan...

Këta janë djemtë e mi dhe nuk kanë qenë kurrë basti im. Këta janë ato djem që bënë një popull të tërë krenar dhe e merituan këtë trofe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania