Panorama Sport (Albania)

Prindërit e Mançinit: Na tha “shkoni në plazh, fitojmë ne”

-

Asgjë nuk ishte e sigurt, duke qenë se Italia në “Uembli” nuk kishte kundër vetëm një skuadër, vetëm një stadium, por një komb të tërë. Por, me sa duket, Roberto Mançini e ndiente brenda vetes, e ndiente në zemër se Italia e tij nuk vdes kurrë, se Italia e tij e meritonte plotësisht dhe se 11 korriku do të ishte sërish një mbrëmje tjetër historike, si fitorja e Botërorit 1982. Madje, përveç vetes, Roberto kishte dashur që të qetësonte edhe prindërit e tij, Aldo e Mariana Mançini, të cilët të mbërritur nga mikrofonat e “Sky Sport”, disa orë përpara finales së “Euro 2020” nënvizuan: “Këtë moment po e përjetojmë shumë mirë. Kemi shumë shpresë sepse pikërisht kjo është e fundit që vdes. Sot (dje) folëm në telefon me Roberton. Ishte shumë i qetë, siç u ka dhënë qetësi djemve të tij, që janë fantastikë, njëri më i mbarë se tjetri dhe na tha se i kishte kërkuar vetëm që të dëfreheshi­n, duke parë se janë lodhur shumë këtë verë. Madje, edhe ne të dyve na tha: ‘Mami, rrini të qetë. Shkoni në plazh dhe qetësohuni, pasi do shkojë gjithçka mirë. Madje, po ju premtoj se meqë unë nuk jam në timon, nëse Italia fiton, do të dehem”, u shpreh e ëma e Manços. Ndërkohë, babai i tij Aldo theksoi: “Pas mospjesëma­rrjes në Botërorin 2018, të gjithë, edhe unë, mendova se gjithçka ishte shembur, por Roberto rindërtoi gjithçka nga themelet, me virtytin e tij më të madh: besim për çdo person, për çdo italian. Kjo vlen edhe për mua dhe edhe unë ashtu si Roberto jam i bindur që do të fitojmë”. Më saktë nuk mund të ishte parashikua­r...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania