Panorama Sport (Albania)

Kejn: Do të na dhembë gjatë gjithë jetës

“Gabuam vetëm kur qëndruam më shumë se ç’duhej në mbrojtje”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Herri Kejn e ka të vështirë që të gje jë fjalët për të përshkruar ndjesitë e tij. Zhgënjim për kapitenin e Anglisë, i cili bëri një tjetër ndeshje pozitive dhe nuk gaboi kur u shfaq përballë Donarumës, duke ekzekutuar penalltinë perfekte. Ai dhuroi një mbrëmje të vështirë Kielinit dhe Bonuçit, por skuadra e tij vuajti mungesën e eksperienc­ës në momentin më të vështirë të saj, penalltitë. “Është humbja më e pakapërdis­hme në botë. Fakti që e humbëm me penallti e bën akoma më shumë të dhimbshme, 100%”, tha sulmuesi 27-vjeçar. Megjithatë, ai mbron skuadrën e tij dhe thotë se ajo dha në fushë gjithçka: “Djemtë nuk mund të jepnin më shumë. Unë dhashë gjithçka, nuk mund të jepja më shumë. Penalltitë janë humbja më e dhimbshme në botë”. Por, pavarësish­t këtij momenti, ai sheh me optimizëm nga e ardhmja. Kjo skuadër kaq e re dhe me kaq shumë talente, premton: “Ne mund ta mbajmë kokën lart. Tani na dhemb dhe do të vazhdojë të na dhembë edhe për pak. Ne jemi një skuadër në ndërtim dhe shpresojmë që në të ardhmen të rritemi. Luajtëm ndaj një skuadre shumë të mirë”. Kejn pranon se disa gjëra skuadra e tij mund t’i kishte bërë më mirë në fushë: “Ndoshta qëndruam pak më shumë në mbrojtje, duke pasur në mendje faktin se skuadra e Italisë është e mirë. Ata patën një zotërim të madh topi. Shënuan pas

asaj goditjeje standarde dhe pastaj ndeshja u bë 50-50. Në shtesë u rritëm dhe patëm disa raste. Në fund, vijnë ato pak fjalë ngushëllue­se për Rashfordin, Sançon dhe Sakën, tre lojtarët që gabuan nga pika e bardhë përballë Donarumës: “Të

gjithë mund ta humbasin një penallti. Djemtë, të cilët e humbën, do të mësojnë nga kjo dhe do të rriten. Ishte një turne fantastik. Ne fitojmë dhe humbasim së bashku. Kjo do të na dhëmbë gjatë gjithë karrierës tonë. Ne duhet të jemi shumë krenarë dhe 0 shanse krijoi Kejn në finale, diçka që ndodh vetëm për herë të dytë në 61 sfidat e tij me Anglinë. Ndeshja tjetër ishte ajo kur ai luajti si zëvendësue­s në minutën e 29-të kundër Zvicrës në 2018. për atë që kemi arritur. Jemi të gjithë fitues dhe do të na dhëmbë për pjesën e mbetur të karrierës, por i tillë është futbolli. Jemi përmirësua­r akoma më shumë nga Botërori i Rusisë dhe shpresojmë që të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

 ??  ??
 ??  ?? Duka dhe dukesha e Kembrixhit dhe princi i vogël Xhorxh festojnë golin e Shout
Duka dhe dukesha e Kembrixhit dhe princi i vogël Xhorxh festojnë golin e Shout
 ??  ?? Kryeminist­ri i Anglisë, Boris Xhonson, në 'Wembley'
Kryeminist­ri i Anglisë, Boris Xhonson, në 'Wembley'
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania