Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Penalltitë janë i gjithi faji im

“I zgjodha unë se kush do të ekzekutont­e, Saka është një yll”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kujtimet e penalltisë së tij të humbur në gjysmëfina­len e 1996-ës, jo vetëm që nuk u fshinë, por u shtua një tjetër plagë e freskët. Garet Sauthgejt pranon se faji, që Anglia nuk triumfoi dot në finale me penallti, ishte i tiji. “Jemi shumë të zhgënjyer fillimisht. Lojtarët ishin fantastikë. Ata dhanë gjithçka në këtë mbrëmje. Herë pas here, luajtën shumë mirë. Nuk e mbajtëm dot topin mjaftueshë­m, veçanërish­t në fillim të pjesës së dytë, por nuk ka asnjë fajtor për këtë. Ishte një kënaqësi të punoje me ta. Në dhomat e zhveshjes ishte një situatë shumë e dhimbshme”, ishin fjalët e para të trajnerit anglez. Rashford dhe Sanço u aktivizuan në minutën e fundit të shtesës vetëm për të goditur penalltitë dhe Sauthgejt pranon se kjo lëvizje ishte e gabuar, me të dy sulmuesit, të cilët u treguan të pasaktë, ndërsa Saka humbi në fund edhe penalltinë vendimtare: “Kjo është përgjegjës­ia ime. Unë zgjodha goditësit e penalltive bazuar në atë që kishim bërë në stërvitje dhe askush nuk vendosi vetë. Kemi fituar së bashku si skuadër dhe na takon të gjithëve ne përgjegjës­ia që nuk arritëm ta fitonim këtë ndeshje. Për sa u takon penalltive, ato ishin një vendim imi dhe mbeten me mua. Ne ishim të mirëpërgat­itur për ndeshjen dhe e nisëm mirë. Por, fatkeqësis­ht, djemtë nuk arritën të bënin më shumë”. Pastaj trajneri sheh nga e ardhmja: “Lojtarëve u thashë se jemi të gjithë bashkë, që

kanë qenë të pabesueshë­m dhe ishte kënaqësi puna me ta. I dhanë vendit kujtime të pabesueshm­e dhe kjo mbrëmje do të jetë e vështirë për të gjithë ne. Duhet të ndihemi të zhgënjyer, sepse mundësitë për të fituar trofe si këto janë shumë të rralla në

jetë. Por, kur ata të reflektojn­ë për atë që kanë bërë, duhet të jenë shumë krenarë për veten”. Sigurisht që nuk mund të kritikohet edhe Saka, i cili bëri një Europian të shkëlqyer: “Saka është një superdjalë. Ai është kaq i dashur nga i gjithë grupi. Bëri një turne të pabesueshë­m,

ai është një yll dhe do të vazhdojë të jetë një yll. Në një finale, luajti shumë mirë kur hyri në fushë. Ne duhet të jemi pranë për ta mbështetur dhe ndihmuar, por unë jam i sigurt se ai do të marrë shumë dashuri nga mënyra se si ka luajtur këtë turne”.

 ??  ?? Sauthgejt, duke ngushëllua­r Sakën pas humbjes së penalltisë
Sauthgejt, duke ngushëllua­r Sakën pas humbjes së penalltisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania