Panorama Sport (Albania)

Biletat dalin në shitje, priten rreth 5 mijë tifozë

-

Klubi shkodran nxjerr sot biletat në shitje për ndeshjen e kthimit, Vllaznia-shiroki Brijeg, e cila është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencë­s dhe do të luhet të enjten në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Nga sot, duke filluar nga ora 10:00 deri në 14:00, e më pas 17:00 deri në 20:00, tifozët shkodranë do të kenë mundësi të blejnë fizikisht biletat në sportelet pranë stadiumit, por edhe “online”. Interesimi për këtë takim është shume i madh dhe kjo ndihet tashmë në qytetin e Shkodrës, paçka se vëmendjen më të madhe e ka marrë Europiani. Fakti që ky i fundit përfundoi, e shton edhe më tepër interesimi­n, për më tepër që orari i ndeshjes (21:00) është i përshtatsh­ëm në këto ditë me temperatur­a të larta. Klubi ka menduar për të gjithë tifozët, pasi çmimet e biletave variojnë nga 3 mijë lekë të vjetër në sektorët anësorë dhe deri në 50 mijë lekë të vjetër në zonën VIP të impiantit, ku ka edhe shërbim katering në poltron. Ndërkohë, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësi­së për masat ANTI-COVID, kjo ndeshje është planifikua­r të luhet me praninë e spektatorë­ve me një numër të reduktuar. Në stadium do të lejohen të hyjë një numër që shkon deri në 30% të kapaciteti­t të stadiumit. Aktualisht “Loro Boriçi” ka 15.920 vende, kështu që sipas protokolli­t dhe rregullave të reja, i bie që Vllazniash­iroki Brijeg të ketë të pranishëm rreth 5 mijë spektatorë (ekzaktësis­ht sipas përllogari­tjeve i bie 4770 veta). Klubi prej ditësh ka nisur punën për mbarëvajtj­en e këtij takimi me praninë e tifozëve, duke shpresuar te një organizim model, në një kohë që UEFA nga ana e saj kërkon masa të rrepta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania